Apple ka shtyrë kthimin e punëtorëve në zyrë deri të paktën në janar, duke përmendur rritjen e rasteve me COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Apple po vonon kthimin në zyrat e korporatave deri në janar për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 dhe varianteve të reja, raportoi Bloomberg News, duke cituar një memorandum të stafit të dërguar të enjten.

Sipas mediave të huaja, stafi pritet të punojë në zyrë të paktën tre ditë në javë, me mundësi për punë në distancë të mërkurën dhe të premten, thuhet në memorandum, sipas Bloomberg.

Prodhuesi i iPhone i tha stafit se do të konfirmonte afatin kohor të rihapjes një muaj para se punonjësve t’u kërkohet të kthehen në zyrë, shtohet raporti.

Një lajm i tillë vjen pasi më parë ishte thënë se i gjithë stafi i korporatës do të duhej të kthehej deri në tetor.

Sidoqoftë, disa kompani, si Twitter dhe Facebook, i kanë thënë stafit se mund të punojnë nga shtëpia pafundësisht.

Share This Article