Arabët nuk dorëzohen, i shkojnë në “shtëpi” Mbappe-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arabët e Al Hilal nuk janë dorëzuar akoma për Kylian Mbappé. Edhe pse francezi i refuzoi zyrtarisht duke i thënë “JO” milionave sheikëve, ata sërish kanë shpresë se ylli i Parisit do të shkojë në Lindjen e Mesme, të paktën për një sezon.

Për këtë arsye, një delegacion i Al-Hilal ka mbërritur në Paris, me miliona arsye të vlefshme për ta shtyrë sulmuesin të ndryshojë mendje.

Klubi është gati të përdorë të gjitha armët që ka në dispozicion për të bindur francezin të pranojë ofertën e tyre shumë bujare dhe të fluturojë drejt Arabisë.

Mbappe refuzoi pak ditë më parë 400 milionë euro, por paratë, tani për tani, duket se nuk e kanë lëkundur pozicionin e 24-vjeçarit. Sulmuesi është lënë jashtë ekipi dhe për turneun që Paris Saint Germain po zhvillon në Japoni.

Share This Article