Arabia Saudite shpall fajtorë tetë persona për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arabia Saudite i ka dënuar tetë persona për vrasjen e gazetarit të gazetës “Washington Post”, Jamal Khashoggi. Këta persona janë dënuar me deri 20 vjet burgim.

Sipas një raporti të gazetës Al Arabiya, e cila e ka cituar Prokurorinë Publike, pesë persona janë dënuar me nga 20 vjet burgim, ndërsa tre të tjerë me nga shtatë deri në dhjetë vjet burgim, shkruan Daily Mail.

Khashoggi ishte larguar nga Arabia Saudite në vitin 2017. Ai shkruante artikuj kritikë për qeverinë e këtij shteti dhe për udhëheqësit më të lartë, Mbretin Salman dhe Princin Mohammad bin Salman.

Sipas CIA-s, vrasjen e këtij gazetari e ka urdhëruar Princi Mohammad bin Salman, por ai e ka mohuar këtë akuzë.

Khashogi u vra në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll në tetor të vitit 2018. Vrasja e tij kishte nxitur reagime të shumta të komunitetit ndërkombëtar.

Share This Article