Arabia Saudite vendos diktatin, 8 futbollistë më të paguar në “top-10”-n e renditjes botërore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazeta franceze “Le Parisien” ka hartuar një listë të 10 futbollistëve më të paguar në botë. Befasues, madje edhe shqetësuese për kontinentin tonë, është fakti se 8 nga ata që kanë pagat më të larta aktualisht në këtë sport luajnë në Arabinë Saudite.

Vetëm një ka mbetur ende në Europë, pikërisht Kylian Mbappe, pjesë e PSG-së. Një tjetër ka kaluar oqeanin dhe tashmë luan tek Inter Miami. Padyshim që në këtë listë nuk mund të mungonin Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Megjithatë, CR7 dhe Karim Benzema “peshojnë” shumë më tepër se “Pleshti”.

Për më tepër, argjentinasi nuk është as në “top 5” e kësaj liste, ku përfshihen vetëm dy lojtarë të Amerikës së Jugut: Lionel Messi dhe braziliani Neymar.

Top-10 më të paguarit

FutbollistiEkipiFitimi në sezon
Cristiano RonaldoAl Nassr200 milionë €
BenzemaAl Ittihad200 milionë €
NeymarAl Hilal100 milionë €
KantéAl Ittihad100 milionë €
MbappéPSG70 milionë €
MessiInter Miami45 milionë €
ManéAl Nassr40 milionë €
HendersonAl Ettifaq40 milionë €
MahrezAl Ahli35 milionë €
KoulibalyAl Hilal30 milionë €
Share This Article