Arben Gashi paralajmëron zgjedhje në muajin mars

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shëfi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në T7 ka paralajmëruar se zgjedhjet e ardhshme në Kosovë do të mbahen në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Gashi thotë se partitë duhen t’i kthehen popullit nëse nuk mund të zgjidhet presidenti.

“Ne do të mundohemi të gjejmë zgjidhje për çështjen e presidentit. E nëse kjo nuk është e mundur, duhet të shkojmë edhe në zgjedhje që të zgjidhet presidenti”, është shprehur Gashi.

“Nëse nuk zgjidhet presidenti ne i kthehemi popullit. Popullit i kthehemi më së largu në mars”, paralajmëroi Gashi.

Tutje, ai foli edhe për cështjen e buxhetit, i cili sot nuk kaloi në Kuvend për shkak se mungoi Lista Serbe. Por, përveç saj, në Kuvend mungoi edhe PDK e LVV.

“Buxheti sot nuk ka kaluar për shkak se Lista Serbe nuk ka marrë pjesë në Kuvend. E në Kuvend nuk kanë qenë as PDK as VV. Nëse kanë diçka kundër buxhetit, duhet të votojnë kundër. Ata nuk marrin pjesë në votim, e mospjesëmarrja në vendvotim tregon se ata nuk kanë mendim për këtë çështje”, shtoi Gashi.

Share This Article