Arbër Zeneli e ardhmja e klubit francez

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri i Stade de Reims ka pasur vetëm fjalë të mira për Arbër Zenelin, anësorin kosovar që dje debutoi për klubin e tij të ri pas transferimit nga Heerenveen. Ai e vlerëson 23-vjeçarin si e ardhmja e klubit francez.

Trajneri David Guion e ka lartësuar Arbër Zenelin, i cili debutoi nga stoli në fitoren e Reims 2-1 kundër Marseille të shtunën në Ligë 1, duke thënë se është fantastike sesi kosovari është adaptuar me grupin e lojtarëve brenda javës.

Guion i dha rastin 23-vjeçarit të debutoi për klubin e tij të ri në minutën e 73-të, më pak se një javë pas kompletimit të transferimit nga Heerenveeni për rreth 6 milionë euro.

“Ne kemi bërë një transfer të së ardhmes. Zeneli bëri një javë me ne. Ai qe në gjendje të adaptohet me grupin”, tha Guion për përfaqësuesin e Kosovës.

Ai foli edhe për aftësitë e futbollistit më të mirë të Kosovës për vitin 2018.

“Ai është djalosh me teknikë interesante”, shtoi ai.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply