Arbër Zeneli me stërvitje intensive

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi i skuadrës elitare të Francës, Stade de Reims, Arbër Zeneli, përkundër që nuk ka luajtur qe një kohë të gjatë, ai është duke bërë stërvitje intensive.

KOHA ka siguruar pamje nga stërvitja e tij në ambient të mbyllur shkaku i pandemisë, ku shihet se ai është në një formë mjaft të mirë fizike.

Zeneli është kthyer nga një lëndim që e mbajti jashtë fushës për një kohë të gjatë.

Ai ishte lënduar në ndeshjen që Kosova e pati zhvilluar në Podgoricë kundër Malit të Zi më 7 qershor të vitit të kaluar, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian, që është shtyrë për vitin e ardhshëm.

Për “Dardanët” Zeneli 25-vjeçar ka shënuar shtatë gola në 18 paraqitje.

Share This Article