Arbëreshët festojnë kuqezi/ Kryebashkiaku i Hora e Arbëreshëve mori pjesë në një event festiv për fëmijët në Tiranë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Bashkisë  Hora e Arbëresheve, Rosario Petta, i cili ndodhet këto ditë në Tiranë për të festuar në Atdheun e të parëve të tij,  ishte i pranishëm në eventin festiv për fëmijët të organizuar në kryeqytet, me rastin e festave të Nëntorit.

Aktiviteti  mblodhi të vegjlit që veshin për herë të parë  kostume tradicionale në një shfaqje me këngë dhe valle festive nga treva të ndryshme shqiptare.

Aktiviteti synon të  ushqejë ndjenjat e atdhedashurisë tek fëmijët, përmes ruajtjes së traditës sonë dhe promovimin e vlerave të kulturës shqiptare sidomos në ditët  e festave  kombëtare që mbledhin bashkë shqiptarët kudo që janë.

Share This Article