Arbitri që “i hoqi trurin” Buffonit do të jetë gjyqtari i Superkupës së Evropës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Arbitri ka një kosh plehrash në vend të zemrës”. Kështu shprehej në prill të vitit 2018 Gianluigi Buffon, ish-kapiteni i Juventusit, që u tërbua me anglezin Michael Oliver pasi ky akordoi 11-metërsh për Realin e Madridit në minutën e 93-të të ndeshjes.

Penalltia u shndërrua në gol nga Cristiano Ronaldo dhe Juventus u eliminua nga Champions League, duke shkaktuar irritimin e portierit italian, i cili u ndëshkua me karton të kuq për protesta, ndërkohë që në konferencën për shtyp shfryu më tej dufin me deklarata të forta ndaj anglezit.

“Të japësh penallti në fund, do të thotë që je kafshë. Ke kosh plehrash në vend të zemrës”, thonte Buffon.

Tashmë, ky arbitër “me koshin e plehrave në vend të zemrës”, është përzgjedhur nga UEFA për të gjykuar Superkupën e Evropës, Real Madrid-Eintracht Frankfurt, që do të luhet të mërkurën, në Helsinki.

Share This Article