Arbnora Ademaj thotë se nuk u josh nga aktorët turq: Zemrën e kam në Kosovë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bukuroshja e njohur shqiptare, Arbnora Ademaj, ka tash e sa kohë që është bërë pjesë e kinematografisë turke.

Ajo ka fituar disa role në filma dhe seriale atje, duke u bërë një personazh i dashur i ekranit për popullin turk.

Mirëpo pavarësisht faktit se jeton shumicën e kohës në Turqi, Arbnora thotë se nuk ka hasur në ndonjë turk që të mund t’i ketë fituar zemrën.

Në një bisedë për emisionin “Rudina” në TV Klan, ajo u ngacmua nga gazetarja Rudina Magjistari me pyetjen, se mos i kishte ndodhur në një moment që ndonjë mashkull nga Turqia t’i kishte lënë përshtypje.

Por bukuroshja nga Kosova ishte e prerë në përgjigjen e saj, duke thënë se në Turqi ka vetëm jetën e saj profesionale, ndërkohë që atë personale, e ka ende në Kosovë.

 “Të them të drejtën, unë përveç punës, zemra më ka mbetur ende këtej nga Kosova. Nuk e kam parë askënd me atë sy, jam shumë e fokusuar në punë dhe ndoshta pjesa e karrierës më është dashur të punoj fort që të pëlqehet karakteri im dhe ta tregoj veten, ndaj jam rehat”, tha Arbnora Ademaj.

Më tej ajo shtoi se në kinematografinë turke ka plot aktorë që me prejardhje të largët janë shqiptarë.

Share This Article