Ardhja e mërgimtarëve, pritje deri në katër orë e kolona 400 metra

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mërgimtarët që ia kanë mësyrë Kosovës për festat e fundvitit, po përballen me pritje tëpër të gjata nëpër pikat kufitare, raporton Express.

Atyre po u bie që të presin deri në katër orë për të hyrë në vend.

Sipas infografikës së publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, pritjet më të gjata janë në pikën kufitare në Merdare.

240 minuta janë pritjet për hyrje në vend përmes kësaj pike kufitare. Kolona atje aktualisht është 400 metra.

Të Dheu i Bardhë pritjet janë deri në një orë, në Jarinje 30 minuta, derisa në Mutivodë 10 deri në 15 minuta.

Ndërkohë, për të dalë nga vendi, ju duhet të prisni më së shumti 15 minuta.

Sipas MPB’së, të gjitha rrugët që shpiejnë për në këto pikëkalime kufitare janë të kalueshme./Gazeta Express

Share This Article