Ministria e Brendshme ka hapur garën për drejtuesin e ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, pas dorëheqjes nga posti të Ardi Veliut disa ditë më parë.
Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën për aplikim, si dhe dokumentacionin vërtetues për kriteret e përgjithshme e të posaçme brenda datës 3 Nëntor 2023.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara mund të bëhet në zyrën e protokollit të Ministrisë së Brendshme, ose përmes dërgimit në postën elektronike zyrtare të institucionit Ministria.Brendshme@mb.gov.al.
Sipas Ministrisë, janë 6 kritere në total që kandidati duhet të plotësojë:
Kritere të përgjithshme:
të ketë shtetësinë shqiptare;
të ketë integritet dhe figurë të pastër morale;
të mos ketë masa për shkelje të rënda disiplinore brenda 3 vjetëve të fundit;
të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.
Kritere të veçanta:
të ketë shërbyer për një periudhë, jo më pak se 10 vjet në strukturat e sigurisë, ose në sistemin e drejtësisë;
t’i nënshtrohet ose të ketë kaluar procesin e vlerësimit kalimtar.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Brendshme shpall thirrjen për aplikime për pozicionin Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI
Kritere të përgjithshme:
të ketë shtetësinë shqiptare;
të ketë integritet dhe figurë të pastër morale;
të mos ketë masa për shkelje të rënda disiplinore brenda 3 vjetëve të fundit;
të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.
Kritere të veçanta:
të ketë shërbyer për një periudhë, jo më pak se 10 vjet në strukturat e sigurisë, ose në sistemin e drejtësisë;
t’i nënshtrohet ose të ketë kaluar procesin e vlerësimit kalimtar.
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet, si më poshtë:
Kërkesën për aplikim;
Jetëshkrimin;
Fotokopje të diplomës;
Fotokopje të librezës së punës dhe/ose dokumentacionit që vërteton eksperiencën në punë;
Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
Çdo dokumentacion tjetër të mundshëm që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo vlerësimet për eksperiencat e punës të përmendura në jetëshkrim.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara mund të bëhet në zyrën e protokollit të Ministrisë së Brendshme, ose përmes dërgimit në postën elektronike zyrtare të institucionit : Ministria.Brendshme@mb.gov.al
Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën për aplikim, si dhe dokumentacionin vërtetues për kriteret e përgjithshme e të posaçme brenda datës 3 Nëntor 2023.