Ardi Veliu dorëhiqet nga drejtimi i AMP-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ardi Veliu ka hequr dorë nga drejtimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Sipas informacioneve të siguruara nga RTSH-ja, Veliu mblodhi vartësit e tij për t’u komunikuar dorëheqjen nga kryetar i AMP-së, institucion i cili merret me shqyrtimin e ankesave apo parandalimin e veprave penale që kanë të bëjnë me punonjësit e policisë, Gardës së Republikës dhe të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit.

Mësohet se dorëheqja e fundit e Veliut lidhet me arsye personale.

Ardi Veliu u emërua në krye të AMP-së në shtator të vitit 2022.

Më parë ai ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, si edhe postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, deri kur dha dorëheqjen në tetor 2021 duke cituar arsyet personale.

Share This Article