Ardian Ismajli prezantohet te ekipi i ri, klubi italian: Shqiponja erdhi në qytet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ardian Ismajli ka firmosur me klubin e Torinos. Mbrojtesi shqiptar përfundoi kontratën e tij me Empolin dhe u transferua si lojtar i ri në radhët e Torinos.

Futbollisti 28-vjeçar ka nënshkruar një kontratë që do e mbajë të lidhur me klubin “granata” deri në vitin 2027.

Transferimi i tij është zyrtarizuar pak minuta më parë nga vetë klubi italian përmes faqes zyrtare në “Facebook”.

Skuadra e Torinos ka shpërndarë një video prezantimi për Ardian Ismajlin, i cili shfaqet duke bërë me duar simbolin tonë, shqiponjën. Ndërkohë, në përshkrimin e videos është shkruajtur: “Shqiponjë erdhi në qytet”.

Share This Article