ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Afganistani dhe Pakistani marrëveshje për armëpushim të menjëhershëm pas bisedimeve në Doha 3 hours ago
Liverpool nuk di më si të fitojë, Manchester United triumfon në Anfield 4 hours ago
Ana Babiç zgjidhet presidente e re e Republikës Srpska, në detyrë deri në 23 nëntor 4 hours ago
Operacioni në Zveçan dhe Zubin Potok-Prokuroria Speciale: Në kuadër të hetimeve për vrasjen e zyrtarit të EULEX-i 4 hours ago
Sulmi ndaj forcave izraelite-SHBA: Po punojmë intensivisht të rikthejmë qetësinë në Rripin e Gazës 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Ardiana Mustafa zëri shqiptar në politikën zviceriane

albnews by albnews
15 July, 2024
in Albania
0
Ardiana Mustafa zëri shqiptar në politikën zviceriane
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ardiana Mustafa është shembulli i femres së shkolluar, të integruar, me vizion e objektiva të qarta. Është një nga shqiptaret e sukseshme në Diasporë, që po hapëron guximshëm në politikën zvicërane, me qëllime pozitive dhe që do të kontribuojnë edhe në avancimin dhe integritetin e komunitetetit shqiptar atje. “Dashuria për politikën më është ndezur që në moshë të re. Me politikë jam marrë që në moshën 12-vjeçare. Kam marrë pjesë në seanca të ndryshme të Parlamentit të Fëmijëve dhe të të rinjve ndër vite dhe dalë ngadalë jam përfshirë aktivisht”, thotë Ardiana Mustafa, e cila ka një garë para vetës, pasi po kandidon si Deputete në Këshillin e Madh të Kantonit Aargau. Fokusi i shqiptares së sukseshme, janë, më pak taksa, më shumë siguri, ⁠më shumë ndihmë për familjarët. Shqiptarja liberale në Zvicër flet në “Kosovare” për vetën, punën dhe jetën e saj.-Kush është Ardiana Mustafa?

Jam 30 vjeçare e lindur dhe e rritur në Zvicër. Kam lindur në Biel/Biennen, qytet shumë i bukur, ndërkaq aktualisht jetoj në Zofingen, ku edhe jam aktive politikisht.

RelatedPosts

“Komplot i koordinuar”, Pacolli: Nuk jam gati për lëshime për atë që është e imja

Hyn në fuqi Udhëzimi i ri për “Paketën e Maleve”, rregulla të detajuara për zonat prioritare të zhvillimit dhe roli i kryetarëve të bashkive

BE-ja mbështet Reformën Zgjedhore dhe Digjitale në Shqipëri, Gonzato: Themelore për integrimin e Shqipërisë në BE

-Cili është shkollimi dhe eksperiencat tuaja në fushën profesionale?
Për komuna të ndryshme punoj si drejtoreshë e shërbimeve sociale, eksperte dhe specialiste në të gjitha fushat e sistemit të sigurimeve shoqërore. Falë ekspertizës sime, unë mund ta ndihmojë komunitetin e të siguruarve, në kontributet e tyre, përfitimet, vlerësimin dhe financimin e përgjithshëm. Kam përfunduar në mënyrë profesionale dhe CAS-lidership dhe kam një përvojë të gjatë sociale-profesionale. Po ashtu punoj si përkthyese në polici.

-Nga cilat gjuhë përktheni në polici?
Në polici i përkthej gjuhët, shqip, frëngjisht dhe anglisht.

-Ardiana, një emër i ri ne poliken e Zvicrës. Pse zgjedhe të jesh e përfshirë në këtë fushë?
Unë jam brezi i tretë në Zvicër dhe pak shqiptarë janë të përfshirë në politikë. Unë, dua të jap kontributin tim që zëri i shqiptarëve të dëgjohet më shumë në politikën zvicëriane.

-Cili është qëllimi, vizioni e misioni juaj në politikë?
Unë, besoj në qëllimin e partisë liberale FDP, në atë se çfarë edhe e përfaqësoj me bindjet dhe vlerat e mija. Vizioni dhe misioni im është ti ndihmoj qytetarët të kenë më shumë siguri, më pak taksa dhe më shumë ndihma për familjarët.

-A e ke ditur dikur që në të ardhmen jeta jote do të jetë e lidhur me politikën?
Po, e kam menduar qysh në moshë të re se në të ardhmen një pjesë e jetës sime do të jetë e lidhur me politikën. Kam besuar në vetën time dhe po shpresoj që do të ia arrijë qëllimit.

-Ju me 20 tetor të këtij viti keni një garë para vetës. Për çka është fjala?
Në garën që unë kam para vetës kandidoj si Deputete në Këshillin e Madhë të Kantonit Aargau.

-Cilat janë objektivat tua, programi yt në pak fjalë?
Jetesë më e mirë për qytetarët që unë përfaqësoj, siguri më e madhe për familjet dhe më pak taksa. Do të angazhohem plotësishtë në objektivat dhe programin tim.

-Është e vështirë si një grua e re në politikë?
Është e vertetë që ka sfida të veçanta për gratë në politikë, por gjithnjë e më shumë gratë po shfaqin aftësitë e tyre në këtë fushë. Është e rëndësishme që gratë të kenë mundësi ti shprehin mendimet dhe të kontribuojnë në vendimmarrje politike.

-A beson ne fitore?

Besoj në platformën politike dhe vizionin që ne si parti ekemi dhe atë që unë e përfaqësoj. Shprehë besimin tim në fitoren tonë dhe i mbështesë bindjet dhe vlerat që partia ime përfaqëson.

-A beson dhe shpreson në votën e shqiptareve?
Besoj shumë tek shqiptarët dhe besoj që ata do ta bëjnë vendimin e duhur duke më mbështetur me votën e tyre.

-Thirrja jote?
Votoni për mua, votoni për ju.

-Çfarë mendimi ke për politikën në Kosovë?
Politika në Kosovë po zhvillohet në drejtimin e duhur, dhe unë shoh të ardhme të ndritur në politikën kosovare. Jam jashtëzakonishtë e kënaqur që e kanë marrë Zvicrën si shembull.

-A do të bëheshe pjesë e skenës politike shqiptare në Kosove?
E ardhmja është e paparashikueshme, por nëse do të bëhesha do ta mendoja dhe bëja më të mirën për popullin tim.

-Jeta jote private?
Jeta ime për momentin është e fokusuar në punë dhe politikë, kohën e lirë e kaloj me familjen time dhe me zhvillimin tim personal e profesional.

-Mesazhi?
Me shpresën, besimin dhe punën time, them se do të ia arrij qëllimit të jap shembullin më të mirë për popullin e Zvicrës dhe qytetarët e saj. Qytetarët i shikoj si obligimin tim moral dhe personal dhe besoj se ata do të më përkrahin në rrugëtimin tim me votën e tyre.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Afganistani dhe Pakistani marrëveshje për armëpushim të menjëhershëm pas bisedimeve në Doha

Afganistani dhe Pakistani marrëveshje për armëpushim të menjëhershëm pas bisedimeve në Doha

19 October, 2025
Liverpool nuk di më si të fitojë, Manchester United triumfon në Anfield

Liverpool nuk di më si të fitojë, Manchester United triumfon në Anfield

19 October, 2025
Ana Babiç zgjidhet presidente e re e Republikës Srpska, në detyrë deri në 23 nëntor

Ana Babiç zgjidhet presidente e re e Republikës Srpska, në detyrë deri në 23 nëntor

19 October, 2025
Operacioni në Zveçan dhe Zubin Potok-Prokuroria Speciale: Në kuadër të hetimeve për vrasjen e zyrtarit të EULEX-i

Operacioni në Zveçan dhe Zubin Potok-Prokuroria Speciale: Në kuadër të hetimeve për vrasjen e zyrtarit të EULEX-i

19 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result