“Ardit Gjebrea na dilte me shami, sot luan me Edi Ramën!”/ Lubonja “dush të ftohtë” moderatorit: Humbje dinjiteti dhe personaliteti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Ai Ardit Gjebrea, kur luftonim ne me Berishën, ai dilte në koncertet e Berishës me një shami këtu në kokë “Berisha hero”. Pastaj mik i ngushtë me Ilir Metën. Tani më fton Edi Ramën në 31, bashkë me Sandrin. Mos t’ju vijë keq si televizion, se edhe televizioni juaj ka mëkatet e veta, i dimë” ka thënë Fatos Lubonja në një intervistë për News24, ndërsa tregonte me duar shaminë që shumë vite më parë, kantautori Ardit Gjebrea lidhte në kokë për mbështetjen e Berishës.

Fotoja që qarkullon prej vitesh në rrjetet sociale është në një nga mitingjet e 20 viteve më parë, ndërsa natën e ndërrimit të viteve, Gjebrea kishte të ftuar në programin e tij kryeministrin Edi Rama me të cilin zhvilloi një lojë që zgjati për disa orë.

“Problemi këtu është e keqja. Humbja e dinjitetit, humbja e personalitetit, kjo është e keqja e madhe” u shpreh Lubonja që paralajmëroi se e keqja do të përshpejtohet në 2024. “Vetëm Chavez dilte fliste me popullin” tha ai duke iu referuar tendencave autoritariste të Ramës dhe shfaqjeve “venezueliane” që ofron kryeministri.

https://www.tiktok.com/@kokcominga/video/7320520931468692769
Share This Article