Ardita Osaj-Blakaj është nderuar me titullin “Ambasadore e Paqes” në Kosovë, nga organizata botërore Global Socio-Economic and Financial Evolution Network.
Ardita Osaj-Blakaj është shprehur mirënjohëse përvlerësimin dhe titullin me të cilin është shperblyer për karrierene saj 20 vjeçare Falënderime të veçanta dhe respekt për rekomandimin dhembështetjen e mikut të çështjes shqiptare, Tahir Shabani, ambasador dhe lider për paqen në botë dhe President i Institutipër Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe Miqësisë në Francë dheEvropë.
Ardita Osaj Blakaj u lind në Istog. Shkollën fillore dhegjimnazin i kreu në vendlindje, në “Haxhi Zeka” kurse studimete larta i vazhdoi në Fakultetin e Filozofik të Universitetit tëPrishtinës në Degën Gjuhë shqipe dhe Shkenca sociale. Ka përfunduar studimet Master në Kolegjin AAB drejtimi Psikologji Organizative dhe Sociale. Tani është inkuadruar edhe Akademinë e Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York.
Gjithashtu është ligjeruese në Akademinë për Siguri Publike përpsikologji të Burgjeve. Në vitin 2000 Ardita Blakaj inkuadrohet ne ShërbiminKorrektues të Kosovës, ku edhe ende punon si Udhëheqëse nëQendren e Vizitave.
Ardita Blakaj ka marr pjesë në shumëtrajnime, konferenca në kuadër të burgjeve te Kosovës, gjithashtu ka moderuar edhe ceremonitë e ketij Shërbimi dheështë e pajisur me shumë certifikata e mirënjohje.