Argjentina dhe Franca zgjedhin fanellat për finalen e madhe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Finalja e madhe e Kupës së Botës, u përcaktoi mbrëmjen e djeshme, ku Argjentinës iu bashkua Franca.

Gjelat pas fitores me Marokun do të jetë kundërshtari i fundin në historinë e botëroreve për Leo Messin, pasi sulmuesi dhe legjenda “Albiceleste” do të mbyll aventurën me kombëtaren.

Takimi do të zhvillohet në orën 16:00, ditën e diele (18 dhjetor).

Ekipet kanë vendosur që do të luajnë me uniformat e tyre tradicionale.

Argjentina do të mbajë veshur uniformën me vija bardh dhe blu, ndërkohë që Franca do të jetë më uniformën blu.

Mbetet e pavendosur se kush nga dy ekipet do të mbajë të veshur të poshtmet  e bardha, pasi kjo përbën një problem për FIFA-n.

Ekipet nuk duhet të mbajnë të veshur ngjyra të ngjashme me kundërshtarin dhe kjo, mbetet për t’u parë ditën në vijim./Telegrafi/

Share This Article