Argjentina goditet nga një tërmet me fuqi prej 6.8 shkallësh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tërmet me fuqi prej 6.8 shkallësh të Rihterit e goditi pjesën qendrore të Argjentinës të hënën, ndërsa pas tij u regjistruan së paku edhe pesë dridhje të tjera që i drodhën ndërtesat dhe i rrëzuan produktet nga vitrinat e dyqaneve. Sidoqoftë, nuk pati raporte fillestare për persona të lënduar.

Ky tërmet e pati epiqendrën dhjetë kilometra nën sipërfaqen e tokës, 40 kilometra në jug të provincës San Juan, sipas Qendrës Kërkimore Gjermane për Gjeoshkenca, shkruan Reuters.

Ndërkohë Qendra Sizmike Mesdhetare Evropiane njoftoi se fuqia e dridhjeve të mëpastajshme ishte nga 3.5 deri në 5 shkallë të Rihterit.

Në postimet e rrjeteve sociale u panë shumë shtëpi dhe ndërtesa duke u dridhur, ndërsa tërmeti la edhe çarje në rrugë e shishet e qelqit në vitrinat e dyqaneve ranë në tokë.

Sistemi Paralajmërues Amerikan për Cunami tha se nuk është lëshuar ndonjë njoftim për cunami të mundshëm pas tërmetit.

Share This Article