Kemi hyrë në fazën më të nxehtë të Kupës së Botës “Katar 2022”. Faza e 1/8-tave pati gjithashtu surprizat e saj, me eliminimin e Spanjës me penallti. Tashmë, Kroacia, Brazili, Holanda, Argjentina, Portugalia, Maroku, Franca dhe Anglia do të kërkojnë të kalojnë në gjysmëfinale.
Të gjitha sfidat kanë historikun e tyre. Argjentina e ka mundur vetëm një herë Holandën, por e ka bërë këtë në finalen e Botërorit 1978 të fituar prej saj. Sfida me më tepër histori është ajo mes Francës e Anglisë, ku të dy skuadrat janë ndeshur plot 31 herë, ku 17 kanë fituar “3 Luanët”.
Më poshtë gjeni përballjet direkte mes 8 skuadrave që sfidohen në fazën çerekfinale të Kupës së Botës.
Kroaci – Brazil
4 përballje totale: 3 fitore Brazili, 1 barazim
17 gusht 2005, miqësore: Brazil-Kroaci 1-1
13 qershor 2006, Kupa e Botës: Brazil-Kroaci 1-0-
12 qershor 2014, Kupa e Botës: Brazil-Kroaci 3-1
3 qershor 2018, miqësore: Brazil-Kroaci 2-0
Holandë – Argjentinë
9 përballje totale: 4 fitore Holanda, 1 fitore Argjentina, 5 barazime
26 maj 1974, miqësore: Holandë-Argjentinë 4-1
26 qershor 1974, Kupa e Botës: Argjentinë – Holandë 0-4
25 qershor 1978, Kupa e Botës: Argjentinë-Holandë 3-1
22 maj 1979, miqësore: Argjentinë-Holandë 0-0
04 korrik 1998, Kupa e Botës: Holandë-Argjentinë 2-1
31 mars 1999, miqësore: Holandë-Argjentinë 1-1
12 shkurt 2003, miqësore: Holandë-Argjentinë 1-0
21 qershor 2006, Kupa e Botës: Holandë-Argjentinë 0-0
09 korrik 2014, Kupa e Botës: Argjentinë-Holandë 0-0
Marok-Portugali
2 përballje totale: 1 fitore Maroku, 1 Portugalia
11 qershor 1986, Kupa e Botës: Portugali-Marok 1-3
20 qershor 2018, Kupa e Botës: Portugali-Marok 1-0
Angli – Francë
31 përballje totale: Anglia 17 fitore, Franca 9 fitore, barazime 5
2 përballje në Botërorë, 2 fitore Anglia
20 korrik 1966, Angli-Francë 2-0
16 qershor 1982, Angli-Francë 3-1
3 përballje në Europianë: 2 fitore Franca, 1 barazim
03 tetor 1962, Angli-Francë 1-1
27 shkurt 1963, Francë -Angli 5-2
14 qershor 1992, Francë-Angli 0-0
13 qershor 2004, Francë-Angli 2-1
11 qershor 2012, Francë-Angli 1-1