Argjentina ndalon fluturimet deri më 1 shtator

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Argjentina ka ndaluar të gjitha fluturimet të brendshme dhe ndërkombëtare, deri më 1 shtator, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Autoritetet thanë se kompanitë ajrore nuk duhet të shesin bileta për fluturime që nuk do të realizohen gjatë katër muajve të ardhshëm.

Administrata Kombëtare e Aviacionit Civil tha se 1 shtatori është një datë “e arsyeshme” për rikthimin e fluturimeve.

Grupet e industrisë së aviacionit paralajmëruan se mijëra njerëz mund të humbin punën.

Agjencia ndërkombëtare e aviacionit, Iata, i dërgoi një letër Qeverisë argjentinase, duke thënë se vendimi shkel marrëveshjet bilaterale dhe se rrezikon më shumë se 300,000 vende pune në Argjentinë.

Argjentina i ka mbyllur kufijtë për shtetasit e huaj në mars, duke vendosur masa të ashpra karantine. Ky vend ka afro 4,000 të infektuar me koronavirus dhe 192 viktima.

Share This Article