Argjentina rrezikon Botërorin 2026 dhe ‘Finalissima’-n

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një stuhi e fortë po trondit futbollin argjentinas dhe rrezikon pasoja të rënda në arenën ndërkombëtare. Presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit, Claudio “Chiqui” Tapia, ndodhet në qendër të një hetimi të thelluar gjyqësor, i cili mund të çojë deri te përjashtimi i Argjentinës nga Botërori 2026 dhe vënia në pikëpyetje e zhvillimit të “Finalissima”-s.

Gjykatësi federal, Daniel Rafecas, ka urdhëruar kontrolle të reja në një rezidencë luksoze në zonën e Pilarit, pronë e regjistruar në emër të kompanisë “Real Central SRL”. Sipas hetimeve, kjo shoqëri dyshohet se lidhet indirekt me Tapian përmes Luciano Pantano-s dhe Ana Lucía Conte-s, të cilët autoritetet i konsiderojnë si figura të ndërmjetme të presidentit të AFA-s. Të dy janë aktualisht nën ndalim daljeje nga vendi.

Ky operacion i fundit vjen pas një serie kontrollesh të mëparshme në mbi 15 klube futbolli dhe në një zyrë në qendër të Buenos Airesit. Në fokus është rritja e dyshimtë e pasurisë së Tapias dhe rrethit të tij të ngushtë. Nën hetim është edhe arkëtari i AFA-s, Pablo Toviggino, si dhe kompania financiare “Sur Finanzas”, e akuzuar për praktika abuzive në dhënien e kredive për klubet.

Çështja tashmë ka marrë përmasa ndërkombëtare. FIFA po monitoron nga afër zhvillimet, e shqetësuar për çdo formë ndërhyrjeje politike në federatë, skenar që mund ta përjashtonte Argjentinën nga Kupa e Botës 2026.

Në këtë klimë pasigurie, edhe kombëtarja kampione e botës po vepron me kujdes. Trajneri Lionel Scaloni po rishikon mundësinë e zhvillimit të “Finalissima”-s ndaj Spanjës në mars, duke reflektuar pasigurinë që sot mbizotëron rreth AFA-s. Situata po cenon jo vetëm reputacionin institucional, por edhe axhendën sportive të futbollit argjentinas.

Marrë nga La Nacion

Share This Article