Argjentina vendos taksë ndaj të pasurve për të ndihmuar familjet e goditura nga Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dhoma e ulët në Kongresin e Argjentinës nisi diskutimet rreth një projekt-ligji që synon të mbledhë 3.75 miliardë dollarë përmes një takse mbi pasuritë e mëdha për të financuar programe që do të ndihmojnë familjet e goditura nga pandemia e COVID-19.

Projekt-ligji i mbështetur nga qeveria mund të miratohet shumë shpejt nëse debati nuk vazhdon për një kohë të gjatë. Senati pritet të marrë në shqyrtim legjislacionin e ri para fundit të muajit pasi të kalojë nga Dhoma e Ulët.

Sipas këtij ligji, personat me më shumë se 2.5 milionë dollarë të ardhura, që janë rreth 12,000 individë, do iu vendoset një taksë e sheshtë 2%. Taksa do të rritet në mënyrë progresive me rritjen e kapitalit.

Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 35,700 persona në Argjentinë kanë vdekur nga COVID-19 që nga nisja e pandemisë./A2CNN/

Share This Article