Arian Çani i del në mbrojtje Bashës: Nuk u pasurua nga politika, ka pasur shumë të madhe përpara se të…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazetari Arjan Çani tha në emisionin Now se Lulzim Basha ka pasur shumë të madhe përpara se të hynte në politikë dhe nuk u pasurua nga politika.

Sipas tij, fakti që Basha ka blerë dy kate në një kullë në Tiranë dhe ato i ka në emrin e vet, tregon se nuk ka frikë t’i deklarojë pasuritë.

“Unë jam mbi palë, skam asnjë interes, ky njeri kur ka bërë deklaratën e pasurisë, pasuria e tij është shumë e madhe, 1 mln euro të deklaruara në 2005. Këto para një qytetar mund t’i investojë, pyetja ime është: ka shkelur ndonjë ligj ky që ka marrë këto ambiente me qira. Puna është që këta që sot duan të rrëzojnë Lul Bashën duan të japin më shumë informacion. Po pse ju kujtoni se vetëm Basha ka dy kate, madje nëse i ka në emrin e vetë kjo është më e ndershme se i ka të deklaruara pasuritë”, tha Çani.

Share This Article