Arianit Hoxha: Edhe po të vendosin strukturat e Lëvizjes Besa për qëndrim në qeveri, unë nuk do të jem ministër

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arianit Hoxha në konferencë për shtyp tha se në momentin kur Lëvizja Besa merr forcë në skenën politike, në skenë shfaqen, siç thotë ai, metodat kriminale të BDI-së.

“Ashtu siç jeni informuar, me parashtresë nga vëzhguesi i BDI-së, edhe përkundër faktit se askund në procesverbal nuk është vendosur diçka e tillë, në Komunën e Zhelinës do të prishet vendvotimi 2107, vendvotim ky që rastësisht voton kandidati për kryetar komune i BDI-së, dhe po në të njëjtin vendvotim BDI ka fituar me rezultat dyfish më të madhe se Lëvizja Besa”, tha Hoxha.

Ai pyeti se në sa vendvotime BDI ka lejuar që të ndodhin kështu raste dhe i ka mbajtur si rezervë për të prishur vendvotimin e caktuar dhe është e vërtetë që nga viti 2002 BDI përdor të njëjtën metodë të manipulimit zgjedhor në gjithë territorin e vendit.

“Lëvizja Besa gjatë ditës së sotme, por edhe nesër do të vazhdojë konsultimet brenda partisë për të marrë vendim se si duhet të vazhduar më tutje. Ne vazhdojmë të qëndrojmë në orientimin tonë për një të ardhme evropiane të vendit, me gjitha vlerat e demokracisë që promovon Bashkimi Evropian, por nuk do lejojmë që të jemi në një tavolinë me struktura politike që duan ta shtrembërojnë vullnetin politik të popullit”, u shpreh Hoxha.

Hoxha po ashtu tha BDI nuk ka respektuar partnerin e koalicionit qeveritar për rastin në Zhelinë dhe se ai vet personalisht do të japë dorëheqje nga pozita e ministrit.

“Edhe sikur të vendosin organet e partisë që të vazhdojë qeverisja, unë nuk do të jem pjesë e qeverisë”, tha Hoxha.

Share This Article