Arinjtë në strehimoren e Prishtinës presin vizitorët e munguar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arinjtë dhe kujdestarët e tyre në strehimoren e arinjve në Prishtinë po kujdesen që të freskohen rregullisht mes temperaturave të larta, dhe po shpresojnë se do të vijnë më shumë vizitorë, pas zbutjes së masave parandaluese kundër COVID-19.

(Përgatiti: Trim Haliti)


Strehimorja e arinjve në Kosovë, e cila ndodhet afër Prishtinës, ka përjetuar një rënie prej 70 për qind të numrit të vizitorëve gjatë vitit 2020.
1Strehimorja e arinjve në Kosovë, e cila ndodhet afër Prishtinës, ka përjetuar një rënie prej 70 për qind të numrit të vizitorëve gjatë vitit 2020.
Sikur shumë sektorë të tjerë, edhe strehimorja e arinjve është përballur me shumë vështirësi, si rezultat i pandemisë së koronavirusit.

2Sikur shumë sektorë të tjerë, edhe strehimorja e arinjve është përballur me shumë vështirësi, si rezultat i pandemisë së koronavirusit.

Në një vit normal, strehimorja e arinjve ka deri në 50.000 vizitorë, por vitin e kaluar mezi ka arritur 15.000 vizitorë, gjë që ka ndikuar në të ardhurat e saj, që ishin të vogla, tregon zëdhënësi i strehimores, Jeton Hetemaj.
3Në një vit normal, strehimorja e arinjve ka deri në 50.000 vizitorë, por vitin e kaluar mezi ka arritur 15.000 vizitorë, gjë që ka ndikuar në të ardhurat e saj, që ishin të vogla, tregon zëdhënësi i strehimores, Jeton Hetemaj.
Hetemaj thotë se kanë arritur ta vazhdojnë punën, falë mbështetjes nga organizata për mbrojtjen e kafshëve, “Four Paws”, nga Austria.
4Hetemaj thotë se kanë arritur ta vazhdojnë punën, falë mbështetjes nga organizata për mbrojtjen e kafshëve, “Four Paws”, nga Austria.
Njëzet arinjtë, që jetojnë në strehimoren afër Liqenit të Badovcit, janë konfiskuar nga pronarë privatë apo nga restorantet ku ata kanë qenë atraksion për mysafirët, tregojnë kujdestarët e strehimores.
5Njëzet arinjtë, që jetojnë në strehimoren afër Liqenit të Badovcit, janë konfiskuar nga pronarë privatë apo nga restorantet ku ata kanë qenë atraksion për mysafirët, tregojnë kujdestarët e strehimores.
Hetemaj pohon se, para se të vinin në strehimore, arinjtë janë mbajtur në hapësira “të vogla prej katër apo pesë metrash katrorë”.
6Hetemaj pohon se, para se të vinin në strehimore, arinjtë janë mbajtur në hapësira “të vogla prej katër apo pesë metrash katrorë”.
Njëri prej arinjve, sipas Hetemajt, është mbajtur në një kafaz të vogël për 13 vjet.
7Njëri prej arinjve, sipas Hetemajt, është mbajtur në një kafaz të vogël për 13 vjet.
Në strehimoren e arinjve thonë se hapësirat për kafshët janë shumë më të mëdha, dhe imitojnë vendbanimet natyrore të tyre.
8Në strehimoren e arinjve thonë se hapësirat për kafshët janë shumë më të mëdha, dhe imitojnë vendbanimet natyrore të tyre.
Secili prej arinjve tani ka hapësirë prej të paktën 5.000 metrash katrorë.
9Secili prej arinjve tani ka hapësirë prej të paktën 5.000 metrash katrorë.
Arinjtë ushqehen dy herë në ditë, me fruta dhe perime, ndërsa hanë edhe mish tri herë në javë, bën të ditur kujdestari i tyre, Arben Bytyçi.
10Arinjtë ushqehen dy herë në ditë, me fruta dhe perime, ndërsa hanë edhe mish tri herë në javë, bën të ditur kujdestari i tyre, Arben Bytyçi.
Deri së voni, ata kanë qenë në gjumë dimëror dhe kanë ngrënë më pak, ndërsa tani atyre gradualisht iu rritet sasia e ushqimit.
11Deri së voni, ata kanë qenë në gjumë dimëror dhe kanë ngrënë më pak, ndërsa tani atyre gradualisht iu rritet sasia e ushqimit.
Ndonëse strehimorja është e hapur për vizitorët, numri i njerëzve që po shkojnë për t’i parë arinjtë është ende shumë i vogël, në krahasim me periudhën para pandemisë, thonë kujdestarët e arinjve.
12Ndonëse strehimorja është e hapur për vizitorët, numri i njerëzve që po shkojnë për t’i parë arinjtë është ende shumë i vogël, në krahasim me periudhën para pandemisë, thonë kujdestarët e arinjve.
Share This Article