Dy arinjtë e famshëm Mish dhe Lucy janë arratisur nga një park në Angli.
Arinjtë u zbuluan në Shqipëri në vitin 2019, pasi ishin braktisur në dëborë.
Prej atëherë u tentua disa herë të riktheheshin në natyrën e egër, por ishte e pamundur.
Për këtë arsye, këta arinj, si shumë të tjerë, u morën në Angli dhe u vendosën në një park.
Por të hënën, dy arinjtë ia kanë dalë të arratisen duke bërë që i gjithë parku të evakuohet.
Sipas BBC, forca policore dhe ekspertë të trajnuar me armë zjarri u vunë në kërkim të arinjve.
Pasi ishin arratisur, arinjtë shënjestruan një dyqan mjalti dhe u futën brenda.
Aty brenda ata konsumuan mjaltë sa për një javë.
Më në fund arinjtë janë rikthyer në rrethimin e tyre.
BBC raporton se ka nisur një hetim se si arinjtë e rinjtë, me peshë rreth 180 kg secili, mundën të arratisen.

