Arjan Curri debat me gazetaren Klodiana Lala: E keni bërë Shqipërinë banda, ti ke sëmundje profesionale…

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pedagogu Arjan Curri, është përfshirë në një debat në emision me gazetaren Klodiana Lala, teksa ishin duke folur për ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku dje në mëngjes u gjet i pajetë në zonën e Livadheve, 32-vjeçari Endri Mustafa. Ai ishte keqtrajtuar dhe kishte marrë një plumb në gojë, dy në kokë dhe tre në gjoks. Pjesë e debatit të djeshëm në “Open”, u bë dhe fakti nëse ishte apo jo një eleminim mafioz. Curri këmbënguli duke thënë se nuk ka lidhje mënyra e eleminimit dhe nuk nuk mund të cilësohet si e tillë, në formë kodi apo mesazhi.

Nga ana tjetër, Lala mbështeti teorinë se ishte një eleminin i mirëmenduar dhe i planifikuar, duke parë dhe mënyrën se si ishte eleminuar viktima. Për Currin, një eleminim afioze cilësohet ajo e cila porositet nga bandat, si dhe jo çdo eleminim ordiner në mes të baltës dhe ferrave. “Ti e ke sëmundje profesionale, të duken të gjithë njësoj dhe banda e mafie. Edhe mua më duket sikur të gjithë studentët kopjojnë, por nuk është kështu. Ju e keni bërë Shqipërinë vetëm banda, banda. Unë jap k*riminologji në auditorë, e njoh mire,  i tha Curri gazetares Lala.

Curri:Ti e ke sëmundje profesionale, të duken të gjithë janë dhe banda e mafie. Edhe mua më duket sikur të gjithë studentët kopjojnë, por nuk është kështu. Ju e keni bërë Shqipërinë vetëm banda, banda. Unë jap k*riminologji në auditorë, e njoh mirë.

Lala:Ish ministri Xhafaj ka thënë se ekzistojnë këto grupe. Personat që nuk kanë bërë një rrëmbim klasik që e kanë marrë dhe keqtrajtohet dhe mendohet se kanë munduar të nxjerrin detaje.

Curri: Mund të kenë qenë banda rivale, por kjo se bën mafioze. E di cfarë është organizatë, grup i strukturuar dhe bandë.

Lala: Curri po e bën këtë teorike, nuk e klasifikova unë.

Curri: Nuk e pranoj ta cilësosh eleminim mafioz, cili grup e ka? Nuk e ke. E keni bërë mafie këtë vend.

Lala: Ne po merremi teorikisht dhe Curri ka të drejtë. Të shqetëson që në Shkodër kanë ndodhur ngjarje shumë të rënda në një kohë kaq të shkurtër?

Curri: S’më duket normale, por nuk më shqetëson. Edhe bandat e lagjes lajnë hesape, por nuk janë mafie.

Share This Article