Arkiva e fotografive historike Marubi në Shkodër shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arkiva e negativëve, objekteve dhe dokumenteve të Pietro dhe Kel Marubit është shpallur zyrtarisht pjesë e Regjistrit Ndërkombëtar Memory of the World nga UNESCO. Ky është një nga vlerësimet më të larta për trashëgiminë kulturore dhe një nder i madh për Shqipërinë.

Në zemër të Shkodrës, kjo pasuri e rrallë fotografike ka përjetësuar imazhin, jetën dhe shpirtin e shqiptarëve ndër shekuj. Vlerësimi i UNESCO-s nderon jo vetëm familjen Marubi – themeluesit e fotografisë shqiptare – por edhe qytetin e Shkodrës, që i dha jetë artit dhe kujtesës kombëtare.

“Për herë të parë, Shkodra bëhet pjesë e kujtesës botërore, duke marrë një vend të merituar në historinë globale të trashëgimisë kulturore. Kjo arritje i jep dritë dhe përjetësi një trashëgimie unike që na bën të gjithëve krenarë! Një nga thesaret më të çmuara të kujtesës sonë kombëtare shpallet tashmë trashëgimi botërore! Nga zemra e Shkodrës kjo pasuri e rrallë fotografike që ka përjetësuar imazhin, jetën, historinë dhe shpirtin e shqiptarëve, merr sot vlerësimin më të lartë ndërkombëtar!

Ky nuk është thjesht një vlerësimin i kontributit të Marubëve, themeluesve të fotografisë shqiptare, por edhe një vlerësim i jashtëzakonshëm për Shkodrën, qytetin që i dha jetë artit, kulturës dhe kujtesës së një kombi!”, njofton Ministria e Kulturës.

Share This Article