Këtë të premte në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka shkuar për të dërguar formularin e dekriminalizimit një tjetër kandidat i opozitës.
Arlind Çarçani i PD-së, kryetar i forumit rinor në Ersekë dhe kandidat në listën për qarkun e Korçës, kërkon të marrë mandatin e deputetit.
Ai do të jetë kësisoj deputeti i 102 dhe një tjetër personazh që ka vendosur të dalë kundër linjës së mbajtur nga opozita për djegien e mandateve.