Arma më e fuqishme e ukrainasve në aksion, sistemi raketor HIMARS godet objektivat ushtarake ruse – pamje nga një vend i fshehtë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Reporteri i CNN-it ka vizituar vend të fshehtë, ku po ruhet një prej armëve më të fuqishme në arsenalin e ukrainasve.

Bëhet fjalë për sistemin raketor M142 HIMARS, që Shtetet e Bashkuara ia kishin premtuar prej kohësh Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Katër sisteme të tilla raketore tashmë kanë arritur në këtë vend, e pjesa tjetër pritet të arrijë në fund të këtij muaji.

Ukrainasit shpresojnë që kjo armë e fuqishme amerikane, do t’ju ndihmojë në luftën kundër okupatorit rus.

Forcat e Armatosura të Ukrainë kanë njoftuar se tashmë me sukses e kanë përdorur HIMARS-in në Zaporzhia.

Në anën tjetër, Moska pretendon se forcat e saj kanë “shkatërruar” dy sisteme të tilla, që me këmbëngulje e mohon Kievi.

Ditë më parë ushtria ukrainase publikoi pamjet kur lansohen raketat nga HIMARS në drejtim të caqeve ruse në Zaporzhia.  

Share This Article