ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 7 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 7 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 7 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 8 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 8 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Armand Duka: Silvinjo lë i fundit zyrën në FSHF, ja kur dalin në shitje biletat për sfidën ndaj Çekisë

albnews by albnews
12 September, 2023
in Show - Biz
0
Armand Duka: Silvinjo lë i fundit zyrën në FSHF, ja kur dalin në shitje biletat për sfidën ndaj Çekisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Fitorja e Shqipërisë kundër Polonisë së Lewandowskit i ka entuziazmuar të gjithë. Ndeshja e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’, e luajtur në stadiumin ‘Air Albania’ u fitua me rezultatin e pastër 2-0 me gola të shënuar nga Jasir Asani dhe Mirlind Daku. Tashmë Shqipëria është në krye të grupit E, me 10 pikë të grumbulluara në 5 ndeshje. Kur kanë mbetur ende edhe tre ndeshje për t’u luajtur, vetë Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka bën thirrje për të ulur euforinë, edhe pse fitorja ndaj Polonisë duhet gëzuar nga të gjithë.

I ftuar në Euronews Albania, presidenti i FSHF-së Armando Duka tha se entuziazmi për fitoren ndaj polakëve duhet të mbyllet me një kualifikim në finalet e kampionatit të ardhshëm europian. kreu i qeverisë së futbollit shqiptar nënvizoi se kjo skuadër ka arritur këto rezultate falë punës, talentit dhe sigurisht, edhe stafit të trajnerëve, me në krye Silvinjon. Presidenti Duka falënderoi edhe tifozët për mbështetjen e jashtëzakonshme që i japin Kombëtares, ndërsa bëri thirrje që të vijnë në stadium për t’u kënaqur dhe të shmangin incidentet.

RelatedPosts

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kapen katër grabitësit e varreve Ilire në Selcë

Prurjet e reja në skuadër si Daku, Asani dhe Muja, paraqitja e kuqezinjve, rikthimi i Brojës në Kombëtare, a do të kemi stadium të ri apo jo, si edhe kur do të dalin në shitje biletat e ndeshjes me Çekinë – Presidenti Duka i jep këto përgjigje për Euronews Albania.

Fitorja ndaj Polonisë – Futbolli ka shumë emocione. Ata që e mbështesin skuadrën e dinë se sa shumë emocione ka. Çdo ndeshje ka veçoritë e veta. Ajo e mbrëmshmja ishte shumë e rëndësishme për klasifikimin, për pozitat ku jemi, për rritjen e vazhdueshme të skuadrës, emocion i veçantë.

A e prisja një rezultat të tillë? – Pa dyshim. Pres një rezultat pozitiv të ekipit tonë ndaj çdo kundërshtari, jo vetëm kundër Polonisë. Por, futbolli nuk është lehtësisht i parashikueshëm. Nuk është se e pret dhe do ta fitosh. Ne meritojmë dhe kemi mundësi të garojmë ndaj çdo lloj skuadre në Europë.

Çfarë ka ndryshuar te Kombëtarja? – Kombëtarja ka ndryshuar në përgjithësi. Futbollistët janë në një nivel tjetër, akoma më të mirë. Luajnë në ekipe të mira, marrin minuta në ekipet ku janë. Stafi është shumë profesional, më shumë se kurrë. Punon shumë. Ajo që sjell rezultat është puna, puna, puna dhe pak talent. Silvinjo ka krijuar një atmosferë pozitive në skuadër dhe në të gjithë ambientin futbollistik shqiptar dhe më gjerë. Dhe nga pikëpamja profesionale është një trajner shumë i mirë, motivator shumë i mirë, taktikisht shumë i mirë. Është trajneri i cili punon më shumë nga të gjithë trajnerët që ka pasur Shqipëria. Silvinjo është ai i cili hyn i pari në FSHF dhe del i fundit. Duket sikur stafi punon vetëm tre ditët e ndeshjes, por jo, punon gjatë gjithë vitit më shumë sesa 10 orë në ditë. Janë pa dyshim stafi më i mirë që ne kemi pasur ndonjëherë, falë atij që i dirigjon që është Silvinjo.

Humbëm më shumë kohë se ç’duhet me trajnerin Reja? – Jo, Edoardo Reja ka qenë një trajner shumë i mirë, ekspert i fushës së futbollit. Çdo trajner ka specifikat e veta. Edoardo Reja ka dalë i pari në grup në Nations League, i treti në kualifikueset e Kampionatit Botëror. Nuk e quaj një kohë të humbur. Ajo që mund të ndryshosh më shumë në një skuadër futbolli janë trajnerët sepse futbollistët janë të vështirë të ndryshohen. Futbolli i konsumon trajnerët. Silvinjo është energji e re, një trajner i mirë dhe motivator, punëtor, i përkushtuar. E do suksesin dhe ka uri për suksesin. Kjo është e rëndësishme në futboll. Reja kishte më pak uri.

Prurjet e reja në skuadër – Meritë e trajnerit është edhe seleksioni sepse Jasir Asani ishte aty dhe asnjë nga trajnerët nuk kishte preferuar ta selektonte apo ta grumbullonte në ekip kombëtar. Ndërsa Silvinjo e afroi, i dha një vend në formacion dhe ai na e shpërbleu me dy gola fantastikë kundër Moldavisë dhe Polonisë. Ashtu edhe Daku, i cili na dhuroi spektakël, Muja dhe të gjithë futbollistët e tjerë. Sekreti është selektimi i mirë, fryma e grupit dhe impenjimi maksimal. Ekipi shqiptar, djemtë që luajnë me ekipin shqiptar, më duket sikur e duan më shumë fanellën e Shqipërisë sesa të gjitha Kombëtaret e tjera.

Kur kthehet Broja? – Broja ka përfunduar fazën e rikuperimit. Mbase që në këtë javë do të jetë në pankinë me Chelsea-n, i gatshëm për t’u kthyer në fushë. Duhet të kthehet në tetor për ndeshjen ndaj Çekisë. Është një vlerë e shtuar për ne, një nga futbollistët më të mirë shqiptarë. Dhe besoj që do të na ndihmojë dhe ndaj Çekisë dhe dy ndeshjet e tjera.

Si më duket Kombëtarja aktuale? – Nuk do më pëlqente të bëja krahasime. Të gjithë futbollistët që kanë kontribuar në ekipin kombëtar kanë merita, të gjithë kanë vënë nga një tullë sepse ekipi nuk rritet në një ditë. Është kontributi i të gjithëve ndër vite që ekipi hap pas hapi është rritur dhe ka arritur në këto nivele. Futbollistët që luajnë sot në ekipin kombëtar janë të një niveli të mirë. statistikat flasin dhe vetë. Nuk kemi pasur asnjëherë një ekip të nivelit të tillë ku më shumë se 6-7 futbollistë luajnë në Serinë A dhe nuk rrinë në pankina, në ekipe të tjera të niveleve të larta. Nga pikëpamja kualitative, është ekipi më i mirë i të gjitha kohërave sipas meje.

Një President i një Federate të vogël, një anëtar KE-së së UEFA-s, një zë i mbarë futbollit shqiptar, si ndihet kur Kombëtarja dhe futbolli do të përfaqësohen në Europë? – Ndihem shumë mirë, ashtu sikurse ti kur të ulesh me njerëz që nuk janë shqiptarë. Edhe unë do ulem pak më mirë në përfaqësimin e Shqipërisë në karrigen ndërkombëtare sepse tani do të shkoj si udhëheqës grupi. Shqipëria rrallë në histori, ose pas një ose dy ndeshjesh ka qenë i pari në grup. Tashmë ka kaluar më shumë se 50% e ndeshjeve ka kaluar dhe tashmë kam të drejtë të jem pak më krenar për atë çka ka ofruar ekipi, vendi dhe tifozeria ime. Dhe meqë jam te tifozeria, dua ta falënderoj për atë atmosferë fantastike mbrëmë në Air Albania. Mbështetjen fantastike që i ka dhënë Shqipërisë jo vetëm ndaj Polonisë, por në të gjitha ndeshjet. Dhe në Çeki kishte prezencë të shumë shqiptarëve, ishte ‘e skuqur’ me tifozë shqiptare. Do të doja t’i bëja edhe një thirrje, që në stadium të jemi më shumë mbështetës dhe tifozë të ekipit dhe jo të bëjmë incidente si ato me flakadanët në fillim të lojës apo përplasjet me polakët. Shkojmë në stadium për të festuar, për t’u kënaqur, për të mbështetur skuadrën, për të arritur një rezultat pozitiv. Do të ishte shumë bukur ta kishim respektuar himnin polak dhe jo ta fërshëllenim atë, ashtu sikurse në Poloni e kanë respektuar himnin tonë. Kjo nuk e zbeh mbështetjen e popullit dhe tifozerisë, por do ta bënte perfekte mbështetjen e saj nëse do ishim më etikë dhe të mbështesnim rregullat e lojës. Në të njëjtën kohë do të doja të falënderoja edhe të gjithë organizatorët, policinë e shtetit, që me sensibilizimin që bëri para fillimit të ndeshjes, me komunikimin që pati me tifozët që mos të kishte incidente dhe me masat që mori. Ka qenë një impenjim si asnjëherë tjetër, i drejtuar nga Ministri i Brendshëm, z. Taulant Balla, i cili kishte një përkushtim maksimal që kjo ndeshje dhe në vazhdimësi futbolli mos të ketë incidente.

A dyshuat gjatë diskutimeve nëse po bën zgjedhjen e duhur me Silvinjon? Sepse dyshimet ishin të mëdha në momentin që doli emri i tij. – Të gjithë kanë të drejtë të jenë skeptikë në fillim me zgjedhjen dhe pa dyshim që preokupimi më i madh është me ne që vendosim.

Jemi nisur nga të gjitha karakteristikat sportive dhe a kemi pasur dyshime? Sigurisht. Kemi kontaktuar disa dhe kemi vendosur për Silvinjon. Ajo që mund të them qartësisht është që jam i gëzuar që kemi marrë këtë vendim, për atë çka ju të gjithë e keni parë dhe për atë çka ai ka krijuar në shumë pak kohë në ambientin shqiptar. Është shumë i rëndësishëm ambienti, fryma pozitive. ‘Më preokupon’ fakti që asnjë nuk e kritikon Silvinjon. Në ndonjë rast bën edhe gabime dhe ka nevojë për kritika. Mua nuk më mungojnë kritikët, kurse Silvinjo duhet t’i gjejë me qiri. Niveli dhe konkurrenca në Kombëtare është e madhe. Si asnjëherë tjetër, kemi edhe një ekip tjetër përveç atyre që kishim në dispozicion kundër Polonisë dhe të ardhmen e kishim të sigurt. Daku ishte një surprizë për ne. Dhe Daku nuk e priste që në minutën e parë të lojës të shënonte, por kjo nuk zbeh aftësitë e asnjë futbollisti që ne kemi, që ishte apo që janë potencial për të qenë pjesë e ekipit kombëtar.

Stadium i ri ? – Ky që kemi është fantastik, është i bukur, ofron kushte shumë të mira për spektatorët dhe kjo është e rëndësishme. Krijon akustikë dhe mbështetje për ekipin dhe është e vështirë për Shqipërinë që në një të ardhme të afërt të ketë një stadium më të madh. Mendova se do të thonit se ajo që duhet të mendojmë tani është se ku do të akomodohemi në Gjermani.

Ndeshjet e Kombëtares në stadium dhe tifozët – Shqiptarët e ndjekin dhe e mbështesin Kombëtaren në stadium. Kemi pasur stadium plot në ndeshjen kundër Moldavisë, ashtu sikurse kundër Polonisë. Tani fillon edhe një dhimbje koke se kush do të sigurojë një biletë për ndeshjen kundër Çekisë më 12 tetor. Shqiptarët vërtetë e mbështesin dhe e shohin si argëtim dhe kontribut për ekipin kombëtar. Dua të përsëris se në fund të fundit duhet të respektojmë njëri-tjetrin sepse jo të gjithë duam të kemi flakadanë, jo të gjithë duam të kemi tymuese në futboll, por duam të shohim futboll dhe një ambient etik dhe të edukuar.

Stadiumi i Vlorës 35 mijë vendesh? – Është bërë një garë për një projekt stadiumi në Vlorë dhe ka fituar një projekt. Uroj të fillohet nga puna dhe të përfundohet sa më parë. Pastaj, kapaciteti nëse duhet të jetë 5 mijë apo 35 mijë duhet t’i nënshtrohet apo i është nënshtruar një studimi fizibiliteti sesa është fiziku i një stadiumi 35 mijë vende në Vlorë. Është shumë më mirë një stadium plot sesa një stadium i pambushur. Sjell ndjesi negative kur një stadium i madh nuk është i mbushur.

Biletat me Çekinë – Fillon këtë javë shitja e biletave me Çekinë.

Ndihem mirë që luhen finalet në Gjermani nëse do jemi pjesë e Europianit. Kudo që të jetë, mjafton të jemi pjesë e Europianit. Të gjithë shqiptarët kudo që të jenë të shijojnë një tjetër kampionat europian. Në Gjermani shumë mirë sepse kemi një komunitet të madh shqiptarësh atje dhe rreth Gjermanisë. Duhet të ulemi pak me këmbë në tokë në fakt, kemi dhe tre finale dhe duhet të bëjmë mirë në këto tre finale që të shkojmë në Gjermani. Duke nisur nga ndeshja me Çekinë, që është një ndeshje e vështirë në këndvështrimin tim.

Çekia është një ekip më i fortë se Polonia, e kemi parë që kemi vuajtur shumë në Çeki. Ishim me fat që morëm një pikë dhe për të marrë një pikë ose më shumë në Tiranë duhet të përqendrohemi maksimalisht tek ajo ndeshje. Është një ekip shumë i fortë, ka fituar ndeshjen e parë kundër Polonisë me një rezultat të thellë dhe lojë bindëse. Ka bërë vetëm një hap fals me barazim me Moldavinë. Por është një ekip i fortë dhe duhet ta vlerësojmë maksimalisht.

Ne nuk jemi ekip më i mirë se Çekia, por përkushtimi maksimal mund të na bëjë të kemi një rezultat pozitiv. Duhet ta lëmë euforinë dhe të përfundojmë festën. Do ta ndjejmë gjatë këtë fitore. Siç kujtojmë fitoren me Greqinë 20 vite më parë. Duhet të vlerësojmë maksimalisht, është një ndeshje vendimtare që mund të na japë biletën ose jo për Gjermani. Por nuk është çudi mos të shkosh në Gjermani nëse ka eufori. Kam besim që ekipi është aq profesionist, që të kuptojë që të shkosh në Gjermani, duhet të vlerësojë këto tre finale. Kam besim edhe tek ambienti që do ta mbështesë ekipin kombëtar.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result