Armando Sadiku pritet si një hero në Indi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Armando Sadiku është pritur si një hero në klubin e tij të ri Beleghata Mariners në Indi.

Futbollisti nisi zyrtarisht përgatitjet me skuadrën dhe në qendrën stërvitore kishin ardhur dhjetëra tifozë për ta përshëndetur yllin shqiptar.

Ata e kanë pritur me këngë, lule dhe postera, ndërsa i kanë kërkuar autografe apo foto me të.

Armando Sadiku vjen si një përforcim i rëndësishëm për klubin indian pasi konsiderohet një pikë e fortë e skuadrës për ndeshjet në arenën kontinentale në një sport që sa vjen dhe po merr akoma më shumë popullaritet në Indi.

Share This Article