Armenë sulmojnë selinë qeveritare pas lajmit për marrëveshjen e paqes

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Protestuesit armenë sulmuan selinë qeveritare në Jerevan, plaçkitën zyra e thyen dritare.

Turma e zemëruar u mblodh jashtë godinës qeveritare, pasi kryeministri i vendit Nikol Pashinyan bëri me dije se ishte arritur një marrëveshje paqeje me Azerbajxhanin dhe Rusinë.

Në një postim në rrjetin social Facebook kryeministri armen u shpreh se ai ka nënshkruar një “marrëveshje të dhimbshme” për t’i dhënë fund konfliktit ushtarak mbi rajonin e diskutueshëm Nagorno-Karabak pas më shumë se një muaj gjakderdhje.

Që prej rinisjes së luftimeve në muajin shtator, disa marrëveshje armëpushimin kanë dështuar.

Armenët kanë humbur shumë territore e madje gjatë fundjavës forcat azere morën edhe qytetin e dytë më të madh të rajonin, Shusha, njohur si Shushi nga armenët.

“Sot në 9 nëntor, presidenti i Azerbajxhanit Aliyev, kryeministri Armenisë Pashinyan dhe presidenti Rusisë nënshkruan një deklaratë për armëpushim të plotë për të gjitha aktivitetet ushtarake në zonën e konfliktit Nagorno Karabak , armëpushim që hyn në fuqi në mesnatën e 10 nëntorit”, tha Vladimir Putin, president i Rusisë.

Sipas marrëveshjes së re, Azerbajxhani do të mbajë zonat e Karabakut që ajo ka marrë gjatë konfliktit. Armenia gjithashtu ka rënë dakord që në javët në vijim të tërhiqet nga disa zona të tjera në afërsi. Shefi i Kremlinit tha se paqeruajtësit rusë do të vendosen në vijën e frontit të patrullimit.

Share This Article