Armenia bombardon qytetin dhe fshatrat në Azerbajxhan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Grupet ushtarake armene bombardojnë qytetin Ganja, rajonin Fuzuli në Karabak, fshatrat Agdam dhe Terter me artileri dhe raketa. Sulmet ndaj Ganja-s u kryen nga territori i Armenisë”, tha Ministria e Mbrojtjes

Grupet ushtarake armene bombarduan qytetin Ganja të Azerbajxhanit, rajonin Fuzuli në rajonin e okupuar të Karabakut dhe fshatrat Agdam dhe Terter, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha në një deklaratë se grupet ushtarake armene vazhduan sulmet e tyre ndaj qyteteve dhe fshatrave në Azerbajxhan.

“Grupet ushtarake armene bombardojnë qytetin Ganja, rajonin Fuzuli në Karabak, fshatrat Agdam dhe Terter me artileri dhe raketa. Sulmet ndaj Ganja-s u kryen nga territori i Armenisë”, thuhet në deklaratë.

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes i Azerbajxhanit, Zakir Hasanov, tha se “Sulmet e kryera nga territori i Armenisë kundër territoreve të Azerbajxhanit kanë për qëllim provokimin dhe zgjerimin e zonës së konfliktit”.

Share This Article