Armenia dhe Azerbajxhani pajtohen për armëpushim të menjëhershëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Armenia dhe Azerbajxhani kanë arritur marrëveshje për armëpushim duke filluar nga e shtuna me qëllim që të shkëmbehen të burgosurit dhe trupat e të vrarëve gjatë konfliktit që filloi më 27 shtator. Lajmin e bëri të ditur kryediplomati rus, Sergei Lavrov.

Bisedimet mes dy palëve u zhvilluan në Moskë dhe ishin kontakti i parë diplomatik mes Armenisë dhe Azerbajxhanit që nga fillimi i konfliktit muajin e kaluar, ku mbetën të vrarë qindra njerëz.

Armëpushimi do të hyjë në fuqi në orën 12 sipas kohës lokale, shkruan The Guardian.

Ministri i Jashtëm rus, i cili ndërmjetësoi në këto bisedime, tha se armëpushimi u arrit pas dhjetë orë negociatash me homologët e tij nga Azerbajxhani dhe Armenia. Ai gjithashtu njoftoi se të dyja vendet u pajtuan që t’i fillojnë bisedimet për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjate për konfliktin që në të vërtetë ka nisur nga vitet e nëntëdhjeta.

Ministri i Jashtëm i Armenisë, Zohrab Mnatsakanyan, dhe homologu i tij nga Azerbajxhani, Jeyhun Bayramov, nuk folën para gazetarëve.

Share This Article