ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Sherr me grushte në këshillin bashkiak të Pogradecit 5 hours ago
Threads: Zuckerberg prezanton “Ghost Posts” që zhduken pas 24 orësh 6 hours ago
Gjykata i vazhdon paraburgimin të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit 6 hours ago
Kris Jenner feston 70-vjetorin me një festë madhështore me temë James Bond 007 7 hours ago
Arben Ahmetaj, padi në Strasburg ndaj vendimit të GJKKO-së 7 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Armenia dhe Azerbajxhani tregojnë fuqinë ushtarake

albnews by albnews
16 March, 2021
in Bota
0
Armenia provokon Azerbajxhanin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një ditë pasi Azerbajxhani nisi stërvitjet ushtarake katër-ditore, edhe Armenia njoftoi se do të fillojë ushtrimet ushtarake të shkallës së gjerë më 16 mars. Të dyja vendet, në fund të vitit të kaluar, u përfshin në një konflikt të armatosur për rajonin e Nagorno Karabakut.

Në stërvitjet e Armenisë do të marrin pjesë 7,500 ushtarë, rreth 100 tanke dhe automjete të blinduara, rreth 300 artileri dhe sisteme anti-ajrore dhe avionë, tha Ministria e Mbrojtjes e Armenisë.

RelatedPosts

Mbahet në Katar Samiti i dytë Botëror për Zhvillim Social, merr pjesë zv.ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit

Donald Trump kërcënon BBC-në me padi për dokumentarin mbi 6 Janarin

Threads: Zuckerberg prezanton “Ghost Posts” që zhduken pas 24 orësh

“Çdo stërvitje ushtarake ka qëllimin e qartë që të kontrollojë aftësinë mbrojtëse të trupave dhe përdorimin e përgjithshëm të burimeve ”, tha zëvendësministri i Mbrojtjes Arman Sarkisian, në një konferencë për shtyp.

Sipas ekspertit ushtarak, Karen Hovhannisian, veprimi i Armenisë tregon se ky vend gjithashtu dëshiron të demonstrojë forcën e tij, pas humbjes në Nagorno Karabak.

Lufta në këtë rajon u ndal pas një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Rusia që hyri në fuqi më 10 nëntor 2020. Armenia humbi pjesë të konsiderueshme të territorit që mbante nën kontroll.

Ndërkohë, më 15 mars, Azerbajxhani filloi stërvitjet e tij katër-ditore ushtarake me pjesëmarrjen e 10,000 trupave, rreth 100 njësi tankesh, automjete të tjera të blinduara, sisteme raketash dhe aeroplanë, duke përfshirë dronë. Ministria e Mbrojtjes në Baku ka thënë se stërvitjet do të mbahen në zona malore të paspecifikuara.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha më 12 mars se lojërat e luftës në Azerbajxhan nuk do të rrezikojnë “stabilitetin dhe sigurinë në rajon”.

Muajin e kaluar ministri armen i Mbrojtjes, Vagharshak Harutiunian tha se Rusia, e cila ka një bazë ushtarake në Armeni, po ndihmon Jerevanin të ristrukturojë dhe modernizojë forcat e saj të armatosura.

Më 26 shkurt, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev tha se Rusia duhet të ndalë ndihmën ushtarake ndaj Armenisë, raportoi TASS.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Sherr me grushte në këshillin bashkiak të Pogradecit

Sherr me grushte në këshillin bashkiak të Pogradecit

10 November, 2025
Threads: Zuckerberg prezanton “Ghost Posts” që zhduken pas 24 orësh

Threads: Zuckerberg prezanton “Ghost Posts” që zhduken pas 24 orësh

10 November, 2025
Gjykata i vazhdon paraburgimin të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit

Gjykata i vazhdon paraburgimin të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit

10 November, 2025
Kris Jenner feston 70-vjetorin me një festë madhështore me temë James Bond 007

Kris Jenner feston 70-vjetorin me një festë madhështore me temë James Bond 007

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result