ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën…  7 hours ago
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv  7 hours ago
Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë  7 hours ago
Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit 7 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 8 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Armëpushimi i Krishtlindjeve që ndaloi Luftën e Parë Botërore

albnews by albnews
23 December, 2025
in Bota, UK
0
Armëpushimi i Krishtlindjeve që ndaloi Luftën e Parë Botërore
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në dimrin e ashpër të vitit 1914, mes baltës, gjakut dhe kaosit të Luftës së Parë Botërore, një ngjarje e jashtëzakonshme ndodhi përgjatë Frontit Perëndimor, një seri armëpushimesh spontane mes ushtarëve kundërshtarë. Në vitet 1960, BBC-ja intervistoi disa nga burrat që, gjatë atyre Krishtlindjeve të pazakonta, vendosën të ulnin armët.

Në prag të Krishtlindjes së vitit 1914, ushtari Graham Williams, pjesëtar i Brigadës së 5-të të Pushkatarëve të Londrës, ishte roje, duke vështruar me ankth përtej “tokës së askujt” drejt llogoreve gjermane. Ai kishte kaluar tashmë muaj të tërë dhune, gjakderdhjeje dhe shkatërrimi, tipare që do ta përkufizonin Luftën e Parë Botërore, kur ndodhi diçka e papritur.

RelatedPosts

Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv 

Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë 

Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

“Papritur, drita u shfaqën përgjatë llogoreve gjermane. Mendova se ishte diçka e çuditshme. Pastaj gjermanët nisën të këndonin ‘Stille Nacht, heilige Nacht’”, kujton Williams në emisionin radiofonik të BBC-së Witness History.

Zërat përshkonin hapësirën e shkretë mes llogoreve, këngë të njohura që kapërcenin barrierat e gjuhës dhe sillnin një kujtesë të përbashkët njerëzore. “Kur mbaruan këngën, ne i duartrokitëm dhe menduam se duhej të përgjigjeshim. Kështu, kënduam ‘The First Noel’.”

Është e vështirë të përcaktohet origjina e saktë e Armëpushimit të Krishtlindjes së vitit 1914. Ai nuk ishte një ngjarje e vetme dhe e organizuar, por u shfaq spontanisht në disa zona të Frontit Perëndimor. Në disa vende zgjati vetëm disa orë, në të tjera deri më 26 dhjetor, madje në disa raste të izoluara deri në Vitin e Ri. Megjithatë, në disa sektorë të frontit armëpushimi nuk ndodhi fare. Madje, më 25 dhjetor 1914, rreth 77 ushtarë britanikë humbën jetën në luftime.

Për kolonelin Scott Shepherd, atëherë oficer i ri, që luftonte pranë qytetit Armentières në veri të Francës, gjithçka nisi pothuajse rastësisht. Në agimin e ditës së Krishtlindjes, “toka e askujt” ishte e mbuluar nga një mjegull e dendur.

“Mjegulla ishte aq e trashë, sa nuk shihje dorën para fytyrës”, kujtoi ai, kur u kthye në fushëbetejë me në vitin 1968. Ushtarët vendosën të shfrytëzonin kushtet e motit për të riparuar llogoret e dëmtuara. Por, ndërsa punonin, mjegulla u shpërnda papritur.

“U ngrit jashtëzakonisht shpejt dhe pamë gjermanët, po ashtu jashtë llogoreve, duke bërë të njëjtën gjë. Shikuam njëri-tjetrin për disa çaste dhe më pas disa ushtarë u afruan. U takuan, shtrënguan duart, shkëmbyen cigare. Lufta, për atë moment, u ndal.”

Gjenerali Walter Congreve, komandant i Brigadës së Pushkatarëve, i shkroi bashkëshortes së tij në ditën e Krishtlindjes, duke e përshkruar armëpushimin si “një gjendje e jashtëzakonshme”. Për shkak se llogoret ishin shumë pranë, ushtarët mund të thërrisnin përshëndetje dhe të nisnin biseda.

“Një gjerman bërtiti se donin një ditë armëpushim dhe pyeti nëse dikush do të dilte, nëse ai do ta bënte”, shkruante gjenerali. “Me shumë kujdes, një nga njerëzit tanë u ngrit mbi parapet dhe pa një gjerman që bënte të njëjtën gjë. Të dy dolën, pastaj edhe të tjerë… kaluan gjithë ditën duke ecur së bashku, duke shkëmbyer cigare dhe duke kënduar.”

Armëpushimi u lejoi ushtarëve të merrnin trupat e të rënëve nga “toka e askujt” dhe t’i varrosnin me dinjitet. Njerëz që vetëm pak orë më parë kishin synuar të vrisnin njëri-tjetrin, tani shkëmbenin ushqime, cigare dhe suvenire nga shtëpia.

Ka edhe dëshmi për ndeshje të improvizuara futbolli mes llogoreve kundërshtare. Një prej pjesëmarrësve ishte koloneli Johannes Niemann, toger i dytë i Regjimentit të 33-të Sakson.

“Papritur, një ‘Tommy’ erdhi me një top futbolli… Nisëm lojën. Portat i shënuam me kapele. Pas shumë goditjesh, gjermanët fituan 3-2”, kujtonte ai.

Një armëpushim i tillë nuk do të përsëritej më gjatë Luftës së Parë Botërore. Komandantët ushtarakë, të befasuar nga afrimiteti i papritur mes armiqve, kishin frikë se kjo do të minonte vullnetin për të luftuar. Në të dyja anët u dhanë urdhra të rrepta për ndalimin e “vëllazërimit me armikun”, me kërcënime për gjyqe ushtarake. Oficerët u urdhëruan të qëllonin mbi ushtarët armikë që afroheshin dhe, gradualisht, krismat rifilluan përgjatë frontit.

Lufta u kthye në brutalitetin e saj të zakonshëm. Krishtlindjet pasuese, zjarri i mitralozëve u sinkronizua qëllimisht për të mbuluar çdo këndim, në mënyrë që armëpushime spontane të mos ndodhnin më.

Edhe pse Armëpushimi i Krishtlindjes së vitit 1914 nuk ndryshoi rrjedhën e luftës, historiani Dan Snow e quan atë “një mrekulli njerëzore”: “Ishte një çast i shkurtër, por domethënës, i njerëzimit individual, në një luftë të makinerive dhe burokracive.”

Për ushtarë si Scott Shepherd, ajo përvojë la një gjurmë të thellë. Për një moment të shkurtër, ata panë tek kundërshtarët jo armiq pa fytyrë, por baballarë, vëllezër dhe bij që dëshironin vetëm të ktheheshin në shtëpi.

“Disa prej tyre flisnin anglisht. Shprehën mospëlqimin e tyre për luftën. Nuk ishin aspak agresivë. Disa kishin qenë në Londër, në Angli. Të gjitha tregonin se ishin të kënaqur që na takuan”, kujtonte ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën… 

Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën… 

23 December, 2025
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv 

Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv 

23 December, 2025
Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë 

Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë 

23 December, 2025
Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

23 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result