“Armëpushimi” tregtar SHBA-Kinë jep rezultatet e para, çmimi i arit bien nën 4 mijë dollarë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Çmimet e arit kanë pësuar një rënie të ndjeshme në tregjet ndërkombëtare pas armëpushimit tregtar të arritur midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, dy prej ekonomive më të mëdha në botë.

Marrëveshja mes dy vendeve ka sjellë ulje të tensioneve ekonomike dhe gjeopolitike, të cilat deri më tani kishin nxitur rritjen e kërkesës për ar, si një strehë të sigurt për investitorët në periudha pasigurie.

Si pasojë, çmimi i arit ra nën pragun psikologjik prej 4,000 dollarësh, duke zbritur me 2.9%, në 3,994 dollarë.

Analistët theksojnë se tregjet po reagojnë ndaj pritjeve për një stabilizim të tregtisë globale dhe përmirësim të perspektivave ekonomike, çka mund të ulë kërkesën për aktive të sigurta si ari.

Share This Article