Connect with us

Technologji

Armët zanore në protesta, DW: Teknologjia e përdorur në Serbi, si ajo dikur në Rumani

Published

on

Topi zanor, apo arma zanore, siç e quajnë, e dyshuar se është përdorur gjatë protestave në Beograd më 15 mars, është përdorur edhe gjatë Revolucionit Rumun, tha në një intervistë për DW ish-kryeprokurori ushtarak rumun, Catalin Ranko Pitu.

Ai ka punuar gjashtë vjet në një hetim mbi Revolucionin Rumun të Dhjetorit 1989, i cili çoi në rënien e diktatorit Nicolae Çaushesku. Pitu pohon për Deutsche Wellen se e njëjta teknologji u përdor në një tubim të madh të Çausheskut më 21 dhjetor në Bukuresht, ku diktatori rumun donte të bindte qytetarët për “korrektësinë e politikave të tij” dhe se demonstruesit, të cilët protestuan në Timisoara, “nuk i duan të mirën Rumanisë”.

“Gjatë këtij mitingu, ushtarë rumunë nga një njësi e specializuar e luftës psikologjike ndërhynë me një magnetofon, i cili lëshonte frekuenca të ulëta zanore dhe kjo bëri që tubimi të çorganizohej”, thotë Pitu për DW.

Ky moment shënoi fillimin e Revolucionit Rumun edhe në Bukuresht. Vetëm një ditë më vonë, Çaushesku humbi pushtetin dhe më 25 dhjetor u ekzekutua. Gjatë revolucionit, 1.200 njerëz u vranë dhe rreth 4000 u plagosën rëndë, përcjell A2.

Advertisement

“Teknologjia ka avancuar, por parimi është i njëjtë”
Pitu foli me qindra dëshmitarë dhe ekspertë në fushën e teknologjisë ushtarake gjatë hetimit të tij. Përshkrimi i kaosit të shkaktuar nga valët zanore, siç thotë ai, të kujton skena nga Beogradi.

“Qindra njerëzndjenë dhimbje fizike dhe ishin në një gjendje paniku total për disa minuta”, thotë Pitu. Qytetarët serbëqë folën për DW dëshmuan se fillimisht dëgjuan një zhurmë të shkurtër dhe të pazakontë, patën një ndjenjë dridhjeje që shkaktoi ndjenjën e një rreziku të afërt, gjë që i alarmoi ata dhe i bëri të largoheshin në panik.

Megjithëse teknologjia ka përparuar shumë në 35 vitet e fundit, Pitu thotë se parimi i përdorimit ka mbetur i njëjtë: përdoret si pjesë e “luftës psikologjike”.

Advertisement

“Për mendimin tim, ajo që ndodhi së fundmi në Beograd mund të shpjegohet me përdorimin e teknologjisë së manipulimit duke ekspozuar masat ndaj valëve të veçanta të këtij zëri,” thotë Pitu.

Njohja erdhi 30 vjet më vonë

E vërteta se kush përdori sistemin zanor kundërprotestuesve rumunë në vitin 1989 doli në dritë vetëm 30 vjet më vonë. Gjatë hetimit, Pitu foli me ushtarë nga një njësi speciale e luftës psikologjike, të cilët pranuan se kishin përdorur një teknikë që përfshinte manipulimin e turmës përmes zërit.

Advertisement

Por ai nuk ishte në gjendje të dëshmojë se nga erdhi urdhri për përdorimin. “Por është logjike që urdhri ka ardhur nga vetë kreu i ushtrisë rumune, sepse ishte një lloj manipulimi i jashtëzakonshëm, jo ​​kushdo mund ta kishte bërë këtë”, thotë Pitu.

Ai është i bindur se edhe në Serbi një urdhër i tillë duhej të vinte nga autoritetet. “Duhet të jetë qeveria – qoftë ushtria apo Ministria e Punëve të Brendshme, sepse jo kushdo mund ta ketë atë teknologji. Qytetarët e Serbisë nuk mund ta kenë këtë teknologji. Nuk është aq e lehtë,” thotë ish-kryeprokurori rumun.

Nuk ka prova?

Advertisement

Qeveria serbe fillimisht e mohoi se posedonte armë të tilla. Dy ditë më vonë, deputetja e opozitës, Marinika Tepiq publikoi një dokument që tregonte se Ministria e Brendshme kishte marrë dy lloje topash zanorë. Ajo tregoi edhe një fotografi ku shihet një pajisje e tillë e montuar në një xhip të xhandarmërisë serbe.

Ministri i Brendshëm Ivica Daçiq më pas pranoi se Ministria e Brendshme posedon të ashtuquajturat sisteme LRAD, por mohoi se ato janë përdorur.

“Këto sisteme janë të vendosura në kuti në magazinat tona”, tha Daçiq.

Advertisement

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq shtoi se “gjëra të ndryshme” janë blerë, por nuk janë përdorur kurrë. “Nëse vërtetohet se janë përdorur gëra të tilla, unë më nuk do të jam president”, tha ai.

“Jo, askush nuk e përdori. Dhe askush nuk e ka përdorur askund. Nuk më keni treguar asnjë provë. Dhe nuk keni asnjë provë, sepse nuk mund të gjeni prova për diçka që nuk ekziston”, tha Vuçiq.

A mund të hapet një rast me dëshmitë e qytetarëve dhe pranimin e shtetit se ai posedon një top zanor – por pa ndonjë dëshmi për përdorimin e vetë pajisjes? Prokurori rumun Katalin Ranko Pitu beson se kjo është e mundur.

Advertisement

Hetimet komplekse

“Por pas kësaj pike, hetimi duhet të jetë shumë më kompleks,” thotë Pitou. “Për të filluar, mjafton të flasësh me njerëzit dhe të sigurohesh që manipulimi ishte diçka reale. Dhe siç shihet në televizion, ishte i vërtetë. Sepse nuk mund të vraposh në anën e majtë dhe të djathtë të një rruge menjëherë pa një lloj manipulimi”, thotë Pitu.

Megjithatë, ai nuk dëshiron të paragjykojë nëse vetë përdorimi mund të jetë edhe një vepër penale, duke qenë se askush nuk është lënduar rëndë. Kjo, thotë ai, varet edhe nga fakti nëse përdorimi i këtyre sistemeve është i rregulluar me ligj.

Advertisement

Në Rumani përdorimi i një sistemi zanor për të manipuluar masat është bërë pjesë e të ashtuquajturës “Dosja mbi Revolucionin” që synon të sjellë para drejtësisë figurat kryesore të ngjarjeve të dhjetorit 1989. Po kjo ka ndodhur vetëm për faktin se ajo ishte një pikë kthese në Revolucionin ku humbën jetën 1.200 njerëz”, shpjegon Pitu.

Por edhe 35 vjet më vonë, shumë familje të viktimave në Rumani janë ende në pritje të drejtësisë. Çështja është ende në gjykatë./ DW

Advertisement
Continue Reading

Albania

Sulmet digjitale në 2025/ Më të sofistikuara dhe më të organizuara

Published

on

By

Sulmet digjitale në Shqipëri kanë ardhur duke u sofistikuar përgjatë 12 muajve të fundit. Shpeshherë ato ndodhin në forma të fshehta, por pasojat në integritetin e të dhënave apo sigurinë e qytetarëve janë të dukshme dhe problematike.

Një monitorim i BIRN për hapësirën digjitale në Shqipëri për periudhën kohore shtator 2024-gusht 2025 identifikoi 115 shkelje në total, ku kryesojnë përmbajtjet e dëmshme dhe sjelljet kërcënuese, të ndjekura nga shkeljet e të drejtave ekonomike dhe aseteve digjitale.

Më të prekurit nga këto shkelje janë qytetarët dhe grupet e aktivistëve, ndërkohë që autorët e këtyre sulmeve janë një pjesë të paidentifikuar.

Transferimi i pothuajse të gjitha shërbimeve publike në platformën digjitale qeveritare “e-Albania” përgjatë viteve të fundit është shoqëruar jo vetëm me avantazhe për qytetarët, por edhe me rrisqe përsa i përket mbrojtjes së të dhënave të tyre personale.

Advertisement

Sipas ekspertëve, shkeljet digjitale më të rrezikshme janë përqendruar në sulmet ndaj infrastrukturave kritike të vendit, dezinformimin dhe manipulimin zgjedhor, mashtrimet financiare digjitale, si edhe sulmet online ndaj aktivistëve dhe gazetarëve.

Orkidea Xhaferaj, hulumtuese dhe drejtuese e Departamentit të Politikave Digjitale dhe Inovacionit pranë SCiDEV, i tha BIRN se prej vitesh ka një trend rritës të sulmeve kibernetike në Shqipëri, gjë që reflekton trendin global apo tranformimin digjital që po ndodh në vend.

“Sulmet ndaj infrastrukturave kritike janë më të rrezikshmet, pasi impaktojnë shërbimet publike, dhe së dyti sigurojnë akses të keqbërësve në të dhënat personale dhe sensitive të qytetarëve në masë,” i tha BIRN Orkidea Xhaferaj, duke përmendur si shembull sulmin ndaj Bashkisë Tiranë në qershor 2025, që la pa shërbim mijëra qytetarë.

Advertisement

Daniel Prroni, hulumtues pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) shtoi më tej se një tjetër trend shkeljesh digjitale në 2025 konsiston pikërisht në përhapjen e dezinformimit gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

“Një tjetër rrezik gjatë këtij viti ka qenë përhapja e dezinformimit dhe manipulimit të informacionit, veçanërisht gjatë fushatës zgjedhore përmes përmbajtjeve të gjeneruara me AI, pa etiketime apo transparencë, dhe përdorimin të bot-eve për të amplifikuar mesazhe politike”, i tha BIRN Daniel Prroni.

Fushata zgjedhore e zgjedhjeve parlamentare të Majit 2025 u karakterizua nga një sërë shkeljesh etike në hapësirën online.

Advertisement

Edhe pse partitë kryesore të vendit nënshkruan Kodin e Etikës për Fushatën Digjitale, shumica e tyre përdorën dhe shpërndanë video të gjeneruara me Inteligjencë Artificiale që patën si efekt bullizëm kibernetik dhe dezinformim ndaj kundërshtarëve politikë.  Gjithashtu më shumë se 50 faqe të ndryshme anonime online u përdorën për propagandë politike.

Ekspertët pranojnë gjithashtu se gjatë vitit 2025 të dhënat personale dhe financiare të qytetarëve janë ndikuar ndjeshëm prej një serie sulmesh “phishing” që kanë shënjestruar financat e tyre, sulme të sofistikuara të cilat kamuflohen sikur vijnë prej institucione reale të vendit.

“Mashtrimet digjitale dhe sulmet ‘phishing’ janë bërë gjithnjë e më të vështira për t’u dalluar nga komunikimet legjitime të institucioneve apo operatorëve ekonomik legjitim përmes imitimit të domain-eve të institucioneve shtetërore dhe kompanive private”, i tha BIRN hulumtuesi i IDM, Daniel Prroni.

Advertisement

Të njëjtën gjë konfirmon edhe ekspertja Xhaferaj, sipas të cilës skemat e mashtrimit financiar kanë impakt të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.

“Shitja apo rrjedhja e të dhënave personale nga sulmet phishing ndaj qytetarëve rrit vulnerabilitetet për sulme të tjera ndaj tyre”, i tha BIRN Orkidea Xhaferaj.

Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike (AKSK) ka paralajmëruar disa herë qytetarët të tregohen të kujdesshëm ndaj këtyre tentativave të mashtrimit që targetojnë të dhënat dhe financat e tyre.

Advertisement

Një kategori tjetër që janë prekur nga shkeljet në sferën digjitale janë aktivistët e të drejtave të njeriut, gazetarët, apo anëtarët e komuniteteve vulnerabël, që vijojnë të jenë shënjestër e sulmeve të cilat jo pak herë konsistojnë edhe në kërcënime me jetë apo fushata linçimi që ndikojnë ndjeshëm në mirëqënien e këtyre personave.

Sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit, Shqipëria renditet e 80 nga 180 vende, duke u theksuar se gazetarët janë viktima të akteve të indimidimit nga politikanët dhe krimi i organizuar.

Prroni i tha BIRN se këto sulme ndaj aktivistëve apo gazetarëve vijojnë të mbeten një shqetësim për lirinë e shprehjes.

Advertisement

“Kërcënimet dhe bullizmi kibernetik gjithashtu kanë përbërë një volum të lartë të shkeljeve. Qytetarët e angazhuar në publik dhe grupet e margjinalizuara janë sulmuar vazhdimisht online, shpesh nga njerëz të paidentifikuar”, tha Prroni për BIRN.

“Në thelb, këto sulme kanë synuar të krijojnë një klimë frike dhe presioni që nxit vetëcensurën e gazetarëve dhe shkurajon pjesëmarrjen e qytetarëve në jetë publike”, shtoi ai.

Ekspertët janë të mendimit se ndërgjegjësimi i qytetarëve ndaj këtyre sulmeve është hapi kyç në adresimin e kësaj situate.

Advertisement

“Ndërgjegjësimi dhe rritja e kapaciteteve të qytetarëve për phishing dhe mashtrimet online mbetet kyç për adresimin e situatës”, i tha BIRN Xhaferaj.

Ajo shtoi se edhe forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike vendore duhet të jetë prioritet për mbrojtjen e infrastrukturave lokale dhe të dhënave të qytetarëve.

Edhe hulumtuesi Prroni nga IDM theksoi rëndësinë e përmirësimit të legjislacionit me mekanizma më efektive hetimi kundër mashtrimeve digjitale apo harmonizimin me rregulloret e BE-së përsa i përket përdorimin të platformave digjitale.

Advertisement

“Nevojiten përmirësime thelbësore të legjislacionit kundër mashtrimeve digjitale dhe mekanizma më efektivë hetimi”, i tha BIRN Prroni.

“Gjithashtu duhet punuar për harmonizimin e akteve të BE-së që rregullojnë mjedisin digjital, posaçërisht DSA-së në lidhje me sjelljen e platformave digjitale dhe Aktin e Inteligjencës Artificiale në lidhje me përdorimin dhe përhapjen e materialeve të gjeneruara nga AI”, përfundoi  ai.

Reporter.al

Advertisement
Continue Reading

Bota

Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut

Published

on

By

Dronët e pajisur me teknologji të posaçme kanë ndihmuar shkencëtarët të zbulojnë një virus potencialisht vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut, duke hapur një kapitull të ri në monitorimin e shëndetit të gjitarëve detarë.

Shkencëtarët fluturuan dronë të pajisur me pajisje të posaçme përmes pikëzave të nxjerra gjatë frymëmarrjes, ose “fryrjeve”, që krijohen kur këta gjigantë dalin në sipërfaqe për të marrë frymë.

Analizat zbuluan praninë e morbillivirusit cetacean, një virus shumë ngjitës që përhapet lehtësisht midis delfinëve, balenave dhe derrave të detit, duke shkaktuar sëmundje të rënda dhe vdekje masive.

Ky është konfirmimi i parë se virusi po qarkullon mbi Rrethin Arktik, duke paraqitur një kërcënim serioz për ekosistemet detare.

Advertisement

Sipas studiuesve, kjo metodë është një hap i madh përpara, pasi lejon monitorimin e balenave të gjalla pa i stresuar apo dëmtuar ato. Virusi mund të përhapet lehtësisht mes specieve dhe të udhëtojë nëpër oqeane, çka e bën edhe më të rrezikshëm.

Shkencëtarët shpresojnë se përdorimi afatgjatë i kësaj teknologjie do të ndihmojë në identifikimin e hershëm të kërcënimeve dhe në mbrojtjen më të mirë të jetës detare në një Arktik që po ndryshon me shpejtësi. 

Advertisement
Continue Reading

Bota

Plani sekret i Kinës në “zemër” të Himalajeve

Published

on

By

Në një zonë të largët të Himalajeve, Kina po ndërton një sistem hidroenergjetik me vlerë 168 miliardë dollarë në lumin Yarlung Tsangpo, që pritet të prodhojë më shumë energji se çdo hidrocentral tjetër në botë. Projekti, i cili zbaton një rënie lartësie prej 2,000 metrash dhe përfshin tunele dhe stacione kaskade, synon të furnizojë energji për makinat elektrike dhe qendrat e inteligjencës artificiale, duke zvogëluar varësinë nga qymyri dhe emetimet e karbonit.

Megjithatë, ndërtimi ngre shqetësime të mëdha ekologjike dhe sociale, shkruan CNN. Zona e “Great Bend”, ku lumi ndryshon drejtim përreth maleve, është e pasur me biodiversitet, përfshirë specie të rrezikuara si tigri i Bengalit dhe panda e kuqe, dhe banorë vendas si Monpa dhe Lhoba mund të detyrohen të zhvendosen. Vlerësimet e ndikimit mbi ekosistemet dhe shoqëritë lokale mbeten të pasigurta, duke shtuar frikën se projekti mund të shkaktojë dëme të paparashikuara.

Projekti ngre gjithashtu tensione diplomatike. Lumi Yarlung Tsangpo bëhet Brahmaputra në Indi dhe Bangladeshi, duke mbështetur miliona banorë që varen nga peshkimi dhe bujqësia. Autoritetet indiane e kanë quajtur projektin një “bombë uji”, duke paralajmëruar për potenciale ndikime katastrofike në rast të kontrollit ose lëshimit të papritur të ujit. Marrëdhëniet midis Pekinit dhe New Delhit për lumenjtë transnacionalë janë tashmë të ndërlikuara dhe ndërtimi i hidrocentralit mund të tensionojë më tej situatën.

Kina ka theksuar se ka zbatuar masa të forta për mbrojtjen ekologjike dhe sigurinë inxhinierike, duke premtuar monitorim mjedisor dhe komunikim me vendet në vijën e poshtme të lumit. Por ekspertët paralajmërojnë se rreziqet janë të mëdha për shkak të lëvizjeve sizmike, reshjeve të paparashikueshme dhe përmbytjeve, si dhe pasojave për banorët dhe ekosistemet e Himalajeve.

Advertisement

Ndërsa Kina synon të kthejë Tibetin në një qendër të energjisë së pastër, projekti tregon sfidat mes zhvillimit teknologjik, sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes së mjedisit, duke bërë që hidrocentrali i Yarlung Tsangpo të konsiderohet një ndër ndërmarrjet më ambicioze dhe kontroverse në historinë e vendit.

Continue Reading

Live ALBUK TV

UK1 day ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania1 day ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania3 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Sports1 day ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK3 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania1 day ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania2 days ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Kosova18 hours ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Albania7 hours ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

UK2 days ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania2 days ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Albania2 days ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

Bota18 hours ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK1 day ago

Spitalet paralajmëruan se kriza e kujdesit në fund të jetës kërcënon trajtimin

Bota1 day ago

Përplasjet kufitare Taxhikistan-Taleban: Çfarë fshihet pas tyre, pse ndikojnë në Kinë?

Trending