Aro Muriç optimist për kualifikimin e Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriç beson se “Dardanët” mund të kualifikohen në Kampionatin Evropian të futbollit.

Arijanet Muriç është optimist se Përfaqësuesja e Kosovës mund të kualifikohet në Kampionat Evropian.

Portieri i ri i “Dardanëve” ua ka dhënë mundësinë tifozëve që t’i bëjnë pyetje përmes rrjetit social, Instagram.

Dhe, njëra prej pyetjeve në Instastoryn e tij ishte: “A je optimist për Euro 2020”.

Dhe, portieri i Manchester Cityt, i cili së fundmi u huazua në Nottingham Forest, ishte: “O, po” në gjuhën angleze.

Kosova i ka mjaft mirë punët në kualifikimet e Euro 2020 ku i ka grumbulluar 5 pikë në 3 ndeshje në Grupin A, një më pak se liderët Anglia e Republika Çeke.

Share This Article