Kanë kaluar më shumë se një javë që kur talebanët morën pushtetin më 15 gusht.
Megjithatë mijëra njerëz në Afganistan vazhdojnë të luftojnë në aeroportin e Kabulit për të lënë vendin.
Imazhet e kësaj drame njerëzore janë regjistruar nga sateliti.
Këto imazhet të publikuara nga Maxar Technologies me qendër në SHBA, tregojnë koasin e krijuar nga turma që përpiqen të arrijnë në aeroportin e Kabulit.
Deri më tani nga aeroporti i Kabulit janë evakuuar më shumë se 37.000 mijë njerëz nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj.
Ndërsa talebanët kanë kërkuar që forcat amerikane të largohen nga vendi deri më31 gusht, përndryshe do të ketë pasoja.
Më poshtë janë këto pamje të cilat janë regjistruar më 23 gusht.





