Arratisje nga dielli! Vendi ku i është “shpallur luftë” vapës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndërsa një valë e të nxehtit ka mbërthyer Europën, duke sjellë temperatura deri në 33 gradë celsius në Republikën Çeke, klientët në një bar të Pragës kishin më shumë gjasa të vuanin nga i ftohti sesa goditjet e të nxehtit.

“Ice Pub”, në qendër të kryeqytetit, ofron një arratisje të shkurtër në botën e Arktikut, me temperatura nën zero.

Menaxheri Lukas Santler tha se lokali funksionon me kapacitet të plotë gjatë sezonit të verës. Ky vend, vetëm një minutë në këmbë nga Ura e njohur e kryeqytetit, “Charles”, shërben kokteje me bazë vodka në gota të bëra me akull; sendet dhe arredimet janë bërë gjithashtu nga akulli.

Bari shërbente gjithashtu edhe birrë – por e ndaloi këtë sepse rubineti vazhdonte të ngrinte, shtoi Santler.

Temperatura brenda, rreth -7° Celsius, është aq e ulët, sa që vizitorëve u jepen pallto dhe dorashka, dhe vizitat kufizohen në rreth gjysmë ore.

Share This Article