“Arrest shtëpie” për ish-kryeministrin, reagon Shkëlzen Berisha: Kartolina e Ramës për Vitin e Ri!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit “arrest shtëpie” të Gjykatës së Posaçme për të atin.

Në një reagim në Facebook, Shkëlzen Berisha e ka cilësuar vendimin e GJKKO, si “kartolina e Ramës për Vitin e Ri”. “Kartolina e Ramës për Vitin e Ri është arrestimi dhe izolimi i liderit të opozitës!”, shkruan ai.

Gjykata e Posaçme ka vendosur të shtunën e 30 dhjetorit pranimin e kërkesës së SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, në “Arrest në Shtëpi”. Sipas vendimit të zbardhur nga Gjykata e Posaçme, Berisha duhet të kryejë masën e tij të sigurisë në banesën e tij, nga e cila nuk mund të largohet si dhe nuk mund të komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të.

Për ekzekutimin e këtij vendimi është ngarkuar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Share This Article