Arrestime në Francë pas fyerjeve ndaj ministrit të Brendshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas një proteste kundër ministrit të Brendshëm të Francës, Gerald Darmanin, janë arrestuar në Normandie 11 persona, shkruan agjencia AFP.

Darmanin mori pjesë në një ceremoni përkujtimore për priftin Jacques Hamel. Prifti ishte vrarë katër vjet më parë në kishën e tij në afërsi të Rouenit nga një sulm terrorist.

Darmanin gjatë fjalimit të tij ishte fyer. Kështu policia ka arrestuar 11 persona.

Darmaning në fillim të korrikut është emëruar ministër i Brendshëm. Ndaj ish-ministrit të Financave është duke u bërë hetim ndaj një akuze për përdhunim. Darmanin 37-vjeçar ka mohuar këto akuza.

Share This Article