Arrestime të reja për skandalin e incineratorëve, ja emrat

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

SPAK ka firmosur urdhër-arreste të reja për çështjen e inceneratorëve.

SPAK ka firmosur disa urdhër-arreste për incineratorin e Fierit dhe Elbasanit.

Deri në këtë fazë janë ekzekutuar nga policia 7 prej tyre, 5 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe 8 hetohen në gjendje të lirë.

Urdhër-arrestet janë firmosur nga prokurori Dritan Prençi.

Në pranga ka përfunduar drejtori i Albpetrol Florian Muçaj, i cili më parë ka qenë anëtar i Komisionit të Prokurimit për incineratorin e Fierit.

Është arrestuar dhe Loran Dusha, Administrator i Incineratorit “Integrated Technology Waste Treatment Fier” .

Mësohet se është prangosur edhe Ariola Kodra, Administratore e Inceneratorit Integrated Energy BV SPV.

Ariola Kodra refuzoi të merrte pjesë në komisionin hetimor parlamentar për incineratorët.

Personat e tjerë të arrestuar janë anëtarë të konisionit të prokurimit.

Për incineratorin e Fierit është marrë në pyetje dhe kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi.

Ditën e djeshme, Jorida Tabaku i kërkoi Prokurorisë së Posaçme informacione mbi ecurinë e hetimeve për inceneratorët. Nëpërmjet një shkrese dërguar kreut të SPAK-ut, Arben Kraja, ish-kryetarja e Komisionit Hetimor nënvizon se raporti i përgatitur nga anëtarët e opozitës duhet të merret për bazë nga organi i akuzës.

Në padinë e fundit të depozituar në SPAK, opozita ka paditur 7 zyrtarë të majtë dhe demokratët janë në pritje për rezultatet e veprimeve hetimore.

Share This Article