Arrestimi i Erion Veliajt, Berisha: Ishte çmimi që u pagua për Olsi Ramën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për Sali Berishën, arrestimi i Erion Veliajt është çmimi që u pagua për të shpëtuar vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama.

Gjatë një konference për mediat, Berisha tha se gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Edi Rama donte të mbulonte pazarin që kishte bërë me Dumanin për “shkëmbimin e Erion Veliajt me Olsi Ramën”.

“Sot, Edi Rama ishte më i dystuar se kurrë në jetën e tij. Nga njëra anë donte me çdo kusht të mbulonte pazarin që kishte bërë me Altin Dumanin, shkëmbimin e Erion Veliajt me Olsi Ramën. Besoj se nuk mbeti njeri pa e kuptuar që Erion Veliaj ishte çmimi që u pagua për Olsin. Dhe, në fjalimin anatemik të tij, të mallkimit universal, njeriu i vetëm që tregoi se ishte aleat i tij, ishte Altin Mercenari, Altin Dumani. Fjala e Edi Ramës në aspekte të tjera ishte fjala e një njeriu që e di se e presin ndëshkime të rënda për krimet që ka kryer”, tha Berisha

Share This Article