Albania
Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha, Meta: Çdonjëri që shkel ligjin dhe abuzon me detyrën, të ndëshkohet
“Për mua është me rëndësi që çdonjëri që shkel Kushtetutën, ligjin dhe që abuzon me detyrën, të ndëshkohet”, deklaroi sot Presidenti Ilir Meta nga Vlora.
I pyetur nga gazetarët lidhur me arrestimin e gjyqtares së Krujës një ditë më parë nga SPAK, Meta tha se “Shqipëria nuk ka nevojë për drejtësi me regji, ndërkohë që në SPAK janë prej kohësh edhe kallëzimet e provat dhe faktet edhe për gjyqtarë të tjerë të nivelit më të lartë”.
Në prononcimin për gazetarët në Vlorë ku ishte i pranishëm në kuadër të fushatës për dhurimin e gjakut, Meta u ndal edhe në zgjedhjet e 25 prillit duke theksuar se, “unë jam në këtë detyrë për të mbrojtur Kushtetutën dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme që janë në themele të pluralizmit dhe Kushtetutës”.
“Kush ka shqetësim nga angazhimi im që t’u kujtojë qytetarëve shqiptarë që fuqia e tyre është vota e tyre dhe askush nuk mund të ankohet për demokraci dhe nga qeveria nëse nuk merr pjesë në zgjedhje dhe nëse nuk e shpreh vullnetin e tij në mënyrë të lirë dhe demokratike larg çdo presioni dhe forme intimidimi. Kjo është detyra ime dhe do ta bëj këtë detyrë me bindje të plotë”, tha Meta.
Gjithashtu, ai i falenderoi të gjithë dhuruesit e gjakut dhe theksoi se solidarizimi me këtë kauzë fisnike është shumë e rëndësishme, veçanërisht në kushtet kur pandemia COVID-19 dhe masat kufizuese, kanë sjellë ulje të numrit të dhuruesve dhe rritje së nevojës për gjak në ndihmë të njerëzve në nevojë.
“Vlora ka qenë gjithmonë e para në udhëheqjen e kauzave sociale dhe kombëtare, duke dhënë edhe sot shembullin e saj të jashtëzakonshëm të solidaritetit me kauzën humane të dhurimit të gjakut. Dua të falënderoj me mirënjohje të gjithë qytetarët dhe të rinjtë e Vlorës, që në këto momente kritike për shkak të pandemisë dhe masave kufizuese, ju përgjigjën thirrjes së ‘Aleancës për Dhurimin e Gjakut’, tha Meta.
I pyetur nga gazetarët lidhur me arrestimin e gjyqtares së Krujës një ditë më parë nga SPAK, Meta tha se, “Shqipëria nuk ka nevojë për drejtësi me regji, ndërkohë që në SPAK janë prej kohësh edhe kallëzimet e provat dhe faktet edhe për gjyqtarë të tjerë të nivelit më të lartë”.
Në prononcimin për gazetarët në Vlorë ku ishte i pranishëm në kuadër të fushatës për dhurimin e gjakut, Meta u ndal edhe në zgjedhjet e 25 prillit duke theksuar se, “unë jam në këtë detyrë për të mbrojtur Kushtetutën dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme që janë në themele të pluralizmit dhe Kushtetutës”.
“Kush ka shqetësim nga angazhimi im që t’u kujtojë qytetarëve shqiptarë që fuqia e tyre është vota e tyre dhe askush nuk mund të ankohet për demokraci dhe nga qeveria nëse nuk merr pjesë në zgjedhje dhe nëse nuk e shpreh vullnetin e tij në mënyrë të lirë dhe demokratike larg çdo presioni dhe forme intimidimi. Kjo është detyra ime dhe do ta bëj këtë detyrë me bindje të plotë”, tha Meta.
Gjithashtu, ai i falenderoi të gjithë dhuruesit e gjakut dhe theksoi se solidarizimi me këtë kauzë fisnike është shumë e rëndësishme, veçanërisht në kushtet kur pandemia COVID-19 dhe masat kufizuese, kanë sjellë ulje të numrit të dhuruesve dhe rritje së nevojës për gjak në ndihmë të njerëzve në nevojë.
“Vlora ka qenë gjithmonë e para në udhëheqjen e kauzave sociale dhe kombëtare, duke dhënë edhe sot shembullin e saj të jashtëzakonshëm të solidaritetit me kauzën humane të dhurimit të gjakut. Dua të falënderoj me mirënjohje të gjithë qytetarët dhe të rinjtë e Vlorës, që në këto momente kritike për shkak të pandemisë dhe masave kufizuese, ju përgjigjën thirrjes së ‘Aleancës për Dhurimin e Gjakut’, tha Meta./ATSH/
Albania
Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë
Qytetarët e Vlorës kanë protestuar sërish sot para dyerve të Bashkisë pasi prej 4-5 ditësh janë pa ujë të pijshëm pas një defekti në linjën kryesore të ujësjellësit.
Njëri prej qytetarëve ka telefonuar kryebashkiaken Brunilda Mersini duke i kërkuar që të vijë personalisht dhe të bisedojë me qytetarët për situatën por Mersini i ka mbyllur telefonin qytetarit pa i dhënë asnjë zgjidhje.
Si pasojë e pakënaqësisë, qytetarët janë zhvendosur në rrugën kryesore, duke bllokuar qarkullimin. Ata kanë pasur disa përplasje me policinë dhe kanë hedhur vezë dhe letra higjenike para ambienteve të Bashkisë.
Ndërkohë, Ujësjellësi i Vlorës ka njoftuar banorët se uji i sjellë me autobotë duhet përdorur vetëm për nevoja emergjente dhe jo për konsum oral. Në njoftim thuhet:
‘Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.’
Nga ana tjetër qytetarët shprehen se autoboti që shihni në foto përdoret për zhbllokimin e pusetave të ujërave të zeza, por tani po shpërndan edhe ujë dhe në pikë të hallit kanë marrë bidonat dhe po mbushin ujë.
Albania
Vlora 4 ditë pa ujë, kryetarja e bashkisë: Defekti, fatkeqësi natyrore. Ujësjellësi s’është në varësinë tonë, protestën po e bën opozita
Kryetarja e Bashkisë së Vlorës Bruna Mersini, në një deklaratë për mediat lidhur me situatën e mungesës së ujit prej katër ditësh në Vlorë, u shpreh se problemi vjen prej ujësjellësit dhe se kjo nuk është në përgjegjësi të bashkisë.
Sipas saj, defekti në tubacion që la Vlorën katër ditë pa ujë, është “fatkeqësi natyrore” dhe se nuk duhet përdorur për politikë.
“Kjo është një fatkeqësi natyrore, nuk duhet përdorur për të bërë politikë. Nuk është momenti të bëjmë analiza dhe të gjejmë fajtorin, është momenti të japim zgjidhjen.
Dhe zgjidhja është duke ardhur nga Turqia: në orën 02:30 zbret avioni me tre pjesë rezervë, të cilat në orën 17:00 mbërrijnë në Vlorë.
Ndërkohë, zgjidhja e përkohshme duket se po funksionon pjesërisht. Jemi duke i dhënë ujë qytetit pjesërisht nëpërmjet ujësjellësit dhe, ndërkohë, 15 autobotë dhe emergjencat civile janë në terren duke shpërndarë ujë me koli”, tha ajo.
Albania
U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
Gjykata në Mechelen të Belgjikës ka shpallur fajtor për trafik droge një shqiptar 23-vjeçar. Dy muaj më parë, pas një ndjekjeje, ai u bllokua nga policia dhe në makinën e tij u gjetën pothuajse 5 kilogramë kokainë. I riu – që sipas tij vepronte për shkak të borxheve nga lojërat e fatit – nuk i mohoi faktet. “Por ju lutem, më lini të kthehem sa më shpejt në vendin tim,” kërkoi ai gjatë seancës gjyqësore.
Policia e kishte vënë re makinën e të riut në fillim të shtatorit 2024 gjatë një kontrolli në Mechelen. Kur oficerët tentuan ta ndalonin, ai u largua me shpejtësi. Ndjekja zgjati shumë pak: disa metra më tutje, makina u bllokua.
“Kjo ndodhi sepse disa automjete kishin ndaluar në rrugë,” u tha në seancë.
Ajo që ra në sy ishte se xhami i pasmë i makinës ishte i hapur. Një qese blu, e vërejtur gjatë kontrollit, ishte zhdukur.
“Por u gjet shumë shpejt,” shpjegoi prokurori Bjorn Vervoort. “Në qesen plastike kishte pak më pak se 4.6 kilogramë kokainë.”
Vlera e drogës në tregun e rrugës ishte mbi 230 mijë euro.
“Një sasi e tillë nuk u jepet tregtarëve të zakonshëm,” theksoi prokurori, duke sugjeruar se shqiptari nuk ishte një shitës i thjeshtë, por kishte mundësisht një rol të rëndësishëm në një rrjet më të madh trafiku.
“Edhe 600 eurot cash – në prerje prej 50 eurosh – si dhe dy telefonat celularë të gjetur në makinën e tij (një makinë me qira) mund të jenë prova shtesë,” shtoi prokurori.
Ai kërkoi një dënim me 2 vite burg dhe një gjobë prej 8.000 eurosh.
“Kam ardhur në Belgjikë për të punuar në ndërtim,” tha 23-vjeçari. “Me këto para doja të shlyeja borxhet e bixhozit, rreth 30.000 euro. Por këtu nuk gjeta punë.”
I riu deklaroi se kishte hyrë rastësisht në botën e drogës.
“Gjatë një daljeje nate në Bruksel,” pranoi ai. “Papritur më folën, më dhanë para dhe gjithë atë kokainë. Në këmbim, duhej ta shisja”.
Avokati i tij, Kilian Rabau, i kërkoi gjykatës të mos japë dënim efektiv me burg, por burg me kusht.
“Le të jetë një sinjal i fortë, por lejojeni të kthehet në vendin e tij,” tha ai.
Pas shqyrtimit, gjykatësja vendosi se faktet ishin të provuara dhe e dënoi të riun me 2 vite burg me kusht dhe një gjobë prej 8.000 eurosh.
-
Albania2 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK2 hours agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 hours agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
UK2 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania18 hours agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
Sports1 hour agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
Albania18 hours agoAnomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor
-
Albania19 hours ago“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri
