Arrestimi i ish-drejtorit Gëllçi, shpërthen Gjergj Leka: mbajeni në kafaz, e zunë haqet e Kosta Grillos

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas kantautorit Leka, kjo që po i ndodh Gëllçit është ‘haku’ i gazetarit të ndjerë Kostandin Grillo, të cilin e ka pushuar nga puna më herët.

Kantautori Gjergj Leka ka shpërthyer në komente pas arrestimit të ish-drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllci. Në një postim në Facebook, Leka u drejtohet gjyqtarëve dhe u thotë që ta mbyllin si qen në kafaz Gëllçin e t’ia hedhin çelësin sa më larg që të mos dalë më. Sipas kantautorit Leka, kjo që po i ndodh Gëllçit është ‘haku’ i gazetarit të ndjerë Kostandin Grillo, të cilin e ka pushuar nga puna më herët.

“Te dashur miq gjykates, miq te muzikes e te se vertetes…..Kete maskara hajdut, Thoma Gellci, mbajeni ne kafaz e hidhjani sa me larg celesin! Do tju jete mirenjohes arti, muzika, kultura madje edhe vete estetika! Ndyresire mbi ndyresirat. E zune haqet e Kosta Grillos  qe e pushoi nga puna legeni!”- shkruan Leka.

Statusi i Gjergj Lekës

Gëllçi ra në pranga një ditë më parë bashkë me 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit, të identifikuar si: Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj. Tre anëtarët akuzohen nga SPAK për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, ndërsa Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre se ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi. 

Share This Article