Arrestimi i Mark Frrokut/ Sherri mes banorëve dhe përfaqësuesve të Kishës Katolike te ‘Kepi i Rodonit’, zbulohet se kush qëlloi me armë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zbardhen të tjera detaje nga konflikti i pronësisë në zonën e Kepit të Rodonit, që çoi në arrestimin e 8 personave. Siç u raportua dhe më herët, mes të arrestuarve është dhe ish-deputeti socialist, Mark Frroku.

 Duke iu referuar dhe burimeve policore,  gjatë sherrit është qëlluar me armë. Nga të dhënat paraprake, ka dyshime se personi që ka qëlluar me armë është kushëri i ish-deputetit Frroku.

Konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie. Banorët e zonës, konkretisht të fshatit Shetaj, nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.

Share This Article